STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 010 (A Christmas quiz) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
10. Kuic KrishtlindjejeSot do të fillojmë me kuizin për Krishtlindje që ju premtuam herën e kaluar. Fëmija: "Shpresoj ti gjej të gjitha përgjigjet!" Edhe unë, shpresoj që po! Krishtlindja është një festë ditëlindjeje - ditëlindja e Zotit Jezus. Çdo vit njerëzit festojnë ditëlindjen e tij në mbarë botën. Edhe unë gjithashtu. Jam shumë i lumtur që lindi Shpëtimtari i botës. Kur Jezusi lindi 2000 vjet më parë, një engjëll erdhi në mes të natës. "Mos kini frikë!" u tha engjëlli barinjve që po ruanin delet e tyre. "Kam një lajm të mirë. Gëzohuni! Shpëtimtari ka lindur në qytetin e Davidit; Ai është Mesia, Jezu Krishti, Zoti. Do ta gjeni foshnjën e mbështjellë me pelena dhe të shtrirë në një grazhd." Papritur u shfaqën shumë engjëj të cilët thoshin: "Lavdi Zotit! Shpëtimtari lindi!" Zoti i do shumë njerëzit, dhe Ai të do edhe ty gjithashtu! Tani do të fillojmë me kuizin e Krishtlindjes. A jeni gati? Do ju jap dy alternativa për çdo pyetje, por vetëm njëra është e saktë. Shkruani përgjigjen e saktë. Le të fillojmë! 1. Ku lindi Jezusi? Në Betlehem apo në Kairo? 2. Si e ka emrin nëna e Jezusit? Sara apo Maria? 3. Çfarë pune bënte Jozefi? Elektiçist ap marangoz? 4. Kë njoftuan ëngjëjt për lindjen e Shpëtimtarit? Barinjtë apo Herodin? Mund të na i dërgoni përgjigjet me email. Ose nëse më shkruani mua, mos harroni të më dërgoni adresën dhe moshën tuaj, dhe shumë shpejt do të merrni përgjigje. Fëmija: "Sa qejf! Do i nis që tani!" Një këshillë: nëse keni Bibël, lexoni Luka kapitulli 2, historinë e plotë të lindjes së Jezusit dhe aty do të gjeni dhe përgjigjet e sakta. Folësit: Autori, fëmija © E drejta e autorit: CEF Gjermani |