Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 134 (STOP 2)
134. NDAL 2
Vajza: "Shkolla e jetës pjesa e parë. Sot do shikojmë shenjën stop ose ndal!"
(tingujt e zhurmave të trafikut)
Djali: "A është i çmendur ai? Ec me shpejtësi të madhe pikërisht ku është shenja e ndalimit."
Vajza: "Ndoshta është me nxitim."
Në Bibël lexojmë për një burrë që ishte gjithashtu me nxitim. Ai ishte i paparashikueshëm. Të gjithë kishin frikë prej tij. Dhe kishte idera për të vrarë. Njerëz të pafajshëm vuajtën prej tij.
Sauli: "Do të zhdukim çdo të krishterë. Çdo person të vetëm që thotë se Jezusi është Biri i Perëndisë. Le të shkojmë në Damask."
Ai donte të arrestonte burra dhe gra. Kryeprifti i dha dritën jeshile për të vazhduar.
(tingulli i ecjes) Sauli eci edhe më shpejt. Por papritmas u ndalua.
Rreth tij shkëlqeu një dritë e shndritshme nga qielli.
Jezusi: "Saul! Saul! Pse po më përndjek?"
Sauli: "Zot, kush je ti?"
Jezusi: "Unë jam Jezusi, të cilin tip o e përndjek. Çohu. Shko në Damask dhe atje do të zbulosh se çfarë dua që të bësh."
Edhe burrat që shoqëronin Saulin e dëgjuan zërin, por nuk panë njeri. Kur Sauli u ngrit në këmbë, ai ishte i verbër. Shokët e tij e çuan në qytet.
Jezusi e ndaloi Saulin. Më pas ai e kuptoi se ishte duke ecur në rrugën e gabuar. Ai mendoi se i përkiste Zotit. Por nuk ishte e vërtetë! Pa Jezusin, ne të gjithë jemi në rrugën e gabuar. Sepse jemi në rrugën që nuk të çon në parajsë. Dhe është një rrugë e rrezikshme për të ecur. Kjo është arsyeja pse Jezusi e ndaloi Saulin dhe shumë të tjerë gjithashtu.
Vajza: "Unë skam parë kurrë ndonjë dritë."
"Shenjat e ndalimit" të Zotit kanë pamje të ndryshme për çdo person.
Djali: "Mund të jetë një aksident ose një sëmundje, për shembull. Si ishte për ju?"
"Shenja ime e ndalimit" ishte një predikim. Zoti gjithashtu i përdor njerëzit për të qenë një shenjë ndalimi për të tjerët.
Vajza: "Dhe çfarë ndodhi me Saulin më pas?"
Ai rrëfeu se ishte në rrugën e gabuar dhe më pas u lut. Pas tre ditësh, një burrë erdhi për ta vizituar.
Anania: "I dashur vëlla Saul, Zoti Jezus më dërgoi te ti që të mund të shohësh përsëri. Mbushi me Frymën e Shenjtë, e cila do të të japë forcë për udhëtimin e jetës suaj."
Pikërisht në atë moment, Sauli mundi të shihte përsëri.
Djali: "Po pastaj?"
Të krishterët që ai kishte dashur të vriste u bënë miqtë e tij më të mirë. Dhe ai i çoi shumë të tjerë te Jezusi dhe u tregoi atyre rrugën e duhur.
Folësit: Autori, vajza, djali, Sauli, Jezusi, Anania
© E drejta e autorit: CEF Gjermani