STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 023 (Peter starts again 8)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

23. Pjetri rifillon sërish 8


Djali: "Çfarë ka ndodhur me Pjetrin?"

Vajza: "Duket shumë ndryshe sot."

Djali: "Nuk po bën më fare shaka siç bënte më përpara."

Vajza: "Dhe është kaq i qetë."

Pjetri dukej aq i zymtë. Mbante një çantë shpine, një çantë shpine të padukshme, por të rëndë. Çfarë mund të ketë në të vallë? Ai kurrë nuk na ka treguar për të.

E çuditshme, sa herë që vinte në shkollën e së dielës, e ndjente shumë peshën e kësaj çante. Pjetri e dinte se nuk mund t'i pëlqente kurrë Perëndisë për aq kohë sa e mbante këtë barrë.

U kthye në shtëpi i zhytur në mendime. Donte të rrinte vetëm dhe shkoi direkt në dhomën e tij.

Gjithë mendimet e tij rrotulloheshin rreth barrës që mbante:

• sendet që ka vjedhur nga dyqani
• paratë që mori fshehurazi nga portofoli i mamit
• gënjeshtrat dhe batutat e pista që ai thoshte për t'u bërë përshtypje njerëzve

Nuk mund të vazhdoj më kështu, mendoi Pjetri. Nga tregimet e Biblës ai e dinte se Jezusi mund ta bënte gjithçka të re. Një fillim i ri, kjo është ajo që dëshironte Pjetri, dhe kjo është arsyeja pse ai bëri diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë: u lut. Me shumë sinqeritet foli me Jezusin dhe i tregoi Atij se sa keq i vinte për gjithçka.

Ai foli me Atë që nuk mund ta shohim, por që është gjithmonë me ne dhe që gjithmonë na dëgjon.

Pjetri: "Zot Jezus, faleminderit shumë që më do edhe pse di gjithçka për mua. Të lutem më fal për gënjeshtrat, vjedhjet e mia dhe fjalët e mia të shëmtuara. Pastroje zemrën time dhe eja në jetën time dhe bëhu Zoti im. Amen."

Pas lutjes së tij, Pjetri u lehtësua aq shumë, sepse Jezusi u përgjigjet këtyre lloj lutjeve menjëherë. Dhe me gëzim ai tha:

Pjetri: "Faleminderit, Zoti Jezus, që më ke falur dhe që gjithmonë do jesh me mua."

Të tjerët vunë re se Pjetri kishte ndryshuar. Ai ua tregoi arsyen, dhe disa prej tyre filluan të talleshin me të dhe nuk e kuptonin pse.

A ju rëndon çanta juaj e shpinës?

Unë nuk e di se çfarë ka në çantën tuaj të shpinës, por e di se ju mund t'i tregoni Jezusit gjithçka. Bëj të njëjtën gjë si Pjetri!

Nëse e bëni, do të doja të dëgjoja nga ju.


Folësit: Autori, djali, vajza, Pjetri

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 11:58 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)