STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 154 (Jesus the victor 2)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

154. Jezusi fitimtari 2


Satani është i poshtër dhe i keq. Mos e merrni lehtë. Djalli nuk është një personazh përrallash. Në Bibël thuhet se ai sillet përreth si një luan vrumbullues, duke kërkuar dikë që të shkatërrojë.

Fëmija: "Nuk më kishte shkuar mendja kurrë se ai ekziston me të vërtetë."

Ai është armiku i Zotit që bën gjithçka për të na penguar të besojmë në Zot. E mbani mend taktikën e tij numër një?

Fëmija: "Ai mbjell dyshim dhe mosbesim ndaj Zotit."

Jini të vetëdijshëm se si ai do e bëjë këtë gjë edhe me ju. Mos bini në këtë kurth. Kërkojini Zotit Jezus t'ju mbrojë. Sepse Ai është fitimtar mbi djallin.

Biri i Perëndisë ishte objektivi i tij i kryesorr. Djalli donte absolutisht ta ndalonte Jezusin që të vdiste në kryq për ne. Ai donte të na ndalonte të merrnim jetën e përjetshme me Perëndinë. Kjo është arsyeja pse ai na sulmon.

Djalli: "Nëse je Biri i Perëndisë, atëherë ktheji këta gurë në bukë. Nëse je Biri i Perëndisë, atëherë hidhu nga kulla më e lartë. Zoti dotë të mbrojë."

Jezusi është fitimtari! Ai nuk kishte nevojë t'i provonte djallit se Ai ishte vërtet Biri i Perëndisë. Pas kësaj, armiku përdori taktikën e tij numër dy: I premtoi diçka të madhe.

Djalli: "Do të të jap gjithë botën nëse përkulesh dhe më adhuron."

Jezusi: "Shporru, Satana! Është shkruar: Adhuro Zotin, Perëndinë tënd, dhe shërbeji vetëm Atij."

Jezusi është fitimtari! Ai thotë vetëm një fjali dhe djalli duhet të ikë.

Jezusi është fitimtari! Kjo është arsyeja pse djalli e urren Atë.

Kur Jezusi u kryqëzua, armiku përdori armën e tij të fundit.

Djalli: "Nëse je vërtet Biri i Perëndisë, atëherë zbrit nga kryqi."

Nëse Jezusi do ta kishte bërë, ne do të ishim të humbur përgjithmonë. Atëherë nuk do të kishte falje për mëkatet tona. Atëherë nuk do të kishte jetë të përjetshme me Perëndinë.

Por Jezusi ngulmoi. Ai është fitimtari! Në kryq Ai mundi mëkatin, vdekjen dhe vetë djallin. Ringjallja e tij është prova.

Kur beson në Jezusin, atëherë je në anën e fituesit.

Mos kini frikë, sepse Jezu Krishti është fitimtari!

Mos harroni të thërrisni gjithmonë emrin e Tij! Lutjuni Atij, dhe Ai do t'ju mbrojë.


Folësit: Autori, fëmija, djalli, Jezusi

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:31 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)