Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 106 (End of the line 6)
106. Fundi i rrugës 6
Hapni rrugën djatthtas – Rrugë me një drejtim – Rrugë qorre – Nuk ka parkim – Jepni përparësinë – STOP!
Pa sinjalistikën e komunikacionit, qytetet tona do të ishin rrëmujë. Pa shenjat orientuese, vendi ynë do të ishte një labirinth.
Një komb i madh endej nëpër shkretëtirë. Nuk kishte as rrugë dhe as shtigje. Por kishte një udhërrëfyes. I fshehur në një kolonë reje, Perëndia shkoi para tyre. Ai i nxori nga skllavëria në Egjipt për në tokën e premtuar.
Kush është si Zoti që udhëheq vetëm për mirë?
Kur kolona e reve ndalonte, atëherë njerëzit mund të pushonin. Kur lëvizte përsëri, i gjithë kombi lëvizte bashkë me të. Natën, ajo ishte një kolonë zjarri dhe ndriçonte natën duke e bërë m ëtë ndritshme se dritat e rrugës.
Kush është si Zoti që udhëheq vetëm për mirë?
Izraeliti: "Reja ndaloi së lëvizuri. Mund të vendosim çadrat tona këtu."
Gruaja izraelite: "Pranë Detit të Kuq. Sa mirë."
Fëmija: "A mund të shkojmë të notojmë?"
Izraeliti: "Unë, nuk shoh qartë. Kthehuni!"
Gruaja izraelite: "Kjo nuk mund të ndodhë. Ata po vijnë!"
Izraeliti: "Egjiptianët po na ndjekin! Jemi në kurth!"
Gruaja izraelite: "Moisi, pse na çove në këtë shkretëtirë të tmerrshme?"
Moisiu: "Mos kini frikë! Kush është si Zoti, Perëndia ynë? Ai do të luftojë për ne."
Papritur, një re e madhe u shfaq midis izraelitëve dhe egjiptianëve. Nga ana e armiqve ishte errësirë, por nga ana e izraelitëve ishte dritë.
Kush është si Zoti që mund të na ndihmojë në një mënyrë të tillë? Asgjë nuk është e pamundur me Të!
Moisiu kishte një shkop që ja kishte dhënë Perëndia, dhe me të rrahu Detin e Kuq (tingulli i ujit që gurgullon).
Izraeiliti: "Nje mrekulli! Shikoni atje! Pikërisht në mes të detit është një rrugë."
Gruaja izraelite: "Majtas dhe djathtas ngrihen muret e ujit. Zoti e bëri këtë për ne."
Kush është si Zoti që mund të bëjë mrekulli të tilla?
Është absolutisht e vërtetë: në mes të detit, kishte një rrugë të thatë. Të gjithë izraelitët ecën nëpër të dhe arritën në anën tjetër.
Egjiptiani i parë: "Shkoni pas tyre. Rruga nëpër det është edhe për ne."
Egjiptiani i dytë: "Hej, rrotat e karrocës kanë ngecur. Morëm fund. Zoti po lufton kundër nesh."
Këto ishin fjalët e fundit të egjiptianëve. Nga të dyja anët, muret e ujit u përplasën mbi ta. Përmbytja mbuloi të gjithë ushtrinë egjiptiane.
Izraelitët: "Shpëtuam! Shpëtuam mirë e bukur! Zoti ynë fitoi mbi armiqtë tanë një herë e përgjithmonë."
Të gëzuar, ata kënduan një këngë falënderimi ndaj Zotit.
Folësit: Autori, Izraeliti, gruaja Izraelite, fëmija, Moisiu, dy Egjiptianët
© E drejta e autorit: CEF Gjermani