STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 050 (Attention danger of an avalanche)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

50. Alarm rreziku nga një ortek


Në malet e Zvicrës, një djalosh kujdesej për delet e tij. Ai i donte lulet dhe akullnajat shkëlqyese. Një alpinist doli në shtegun e vogël malor.

Alpinisti: "Përshëndetje, si e ke emrin?"

Henry: "Përshëndetje, jam Henry."

Alpinisti: "Ke ardhur vetëm deri këtu?"

Henry: "Po, jam me pushime dhe po kujdesem për delet e babait."

Alpinisti: "Atëherë ti je bari. A e njeh Bariun e mirë?"

Henry: "Jo, kush është ai?"

Alpinisti: "Zoti Jezus. Në Bibël thuhet se njerëzit janë si delet e pabindura të cilat rendin në rrugët e tyre. Bariu I mirë na kërkon. Do të na drejtojë, të kujdeset për ne dhe të na pregatisë për parajsën një ditë."

Henry: "A do më marrë mua në parajsë kur të vdes?"

Alpinisti: "Po. Por duhet ti kërkosh të bëhet Bariu yt."

Henry: "Me kënaqësi do e bëj që tani."

Henry tha një lutje të thjeshtë. Por me gjithë zemër. Ai donte ti përkiste Jezusit. Përpara se alpinisti të largohej, i tha Henry:

Alpinisti: "Tani i përket Bariut të mirë përgjithmonë. Dhe mund të thuash: Zoti është Bariu im. Shiko, mund të përdorësh gishtat për t’a thënë këtë varg nga Bibla."

Henry përsëriti vargun dhe nxirrti një gisht nga dora e majtë për çdo fjalë. Veçanarisht gishtin e katërt e mbajti fort dhe tha:

Henry: "Zoti është Bariu im."

U tregoi me kënaqësi prindërve për atë që kishte ndodhur. Pushimet e tij mbaruan dhe Henry duhej të shkonte përsëri në shkollë.

Erdhi dimri. Dhe dimri mund të jetë shumë i rrezikshëm në malet zvicerane. Ndonjëherë ekziston rreziku i një orteku.

Henry eci përmes borës. Papritur ai dëgjoi një zhurmë bubullimash. Ai donte të ikte, por ishte tepër vonë. Orteku e mbuloi dhe e bllokoi nën një masë të madhe dëbore.

Kur u errësua, prindërit e tij filluan të shqetësoheshin. E kërkuan për orë të tëra. Kur e gjetën më në fund, panë se ai mbante fort gishtin e katërt të dorës së majtë. Në pragun e vdekjes, Henry kishte kujtuar Bariun e tij të mirë.

Prindërit e tij u trishtuan shumë. Por i ngushëlloi të dinin se një ditë do ta shihnin sërish Henryn në parajsë. Atë ditë, kur do të ishin përgjithmonë me Bariun e mirë.

A mund të thuash edhe ti gjithashtu: Zoti është Bariu im?


Folësit: Autorir, alpinisti, Henry

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:04 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)