STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 046 (How to become a child of God 5)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

46. Si të bëhesh fëmijë i Zotit 5


Katastrofa në Haiti ishte e tmerrshme. Pas stuhisë, gurët ranë nga mali në luginë dhe mbuluan të gjithë fshatin, atë në të cilin jetonte TiFam. Por Zoti ia shpëtoi jetën asaj. Në spitalin e misionit, TiFam u përmirësua shumë shpejt. Infermieret e kishin shumë qejf TiFam dhe ishin të lumtura për përmirësimin e saj.

Infermierja: "Po përmirësoshesh shumë, TiFam. Ke qejf të mësosh të shkruash dhe të lexosh?"

TiFam: "Po, kam. Por kam frikë nga ai libri."

Infermierja: "Nuk ke pse të kesh frikë nga Bibla. Në të lexojmë se Jezusi i do fëmijët."

Pas kësaj, TiFam shkonte çdo ditë në shkollën e misionit. Në orën e studimit të Biblës mbyllte veshët, por ndonjëherë dëgjonte nga pak. Ajo nuk e kuptoi se çfarë donte të thoshte mësuesi me "fëmijë të Zotit". Menjëherë kapi hajmalinë që mbante varur në qafë. Njëra nga vajzat qeshi me të. TiFam u frikësua dhe qau teksa po largohej nga klasa e shkollës.

Infermierja: "TiFam, pse po qan?"

TiFam: "Nuk e kuptoj. Si mund të bëhem fëmijë i Zotit?"

Infermierja: "Në Bibël thuhet se kushdo që beson nëJezusin dhe i kërkon Atij të bëhet Zot i jetës së tij ose së saj, atëherë ai person bëhet fëmijë i Zotit."

TiFam: "Babi im do të më ndëshkojë nëse e bëj një gjë të tillë. Kam frikë."

Infermierja: "Do të lutemi për të që edhe ai ,gjithashtu, një ditë do të besojë në Birin e Perëndisë."

TiFam u inkurajua dhe u lut.

TiFam: "Zoti Jezus, unë besoj në Ty. Fali mëkatet e mia dhe eja në jetën time."

Infermierja: "Tani je fëmijë i Zotit. Dhe Jezusi do të jetë gjithmonë me ty."

TiFam (e lumtur): "Jam fëmijë i Zotit!"

Pas ca kohësh, i ati erdhi ta merrte. Asaj i kishin dhënë një Bibël si dhuratë meqënëse do largohej. Babai i saj e shikoi me dyshim dhe qëndroi i heshtur derisa u kthyen në shtëpi.

Orestil: "Edhe ti beson tek ky Jezusi?"

TiFam: "Po, babi, jam fëmijë i Zotit. Të lutem pranoje Jezusin në jetën tënde, edhe ti. Në Bibël thuhet se kur e pranon Jezusin, bëhesh fëmijë i Zotit."

TiFam nuk vazhdoi të fliste më shumë. Babai ja mori Biblën nga dora, e grisi në mijëra pjesë, dhe i flaku tej.

Po pastaj?

Në dramën tjetër do ju tregojmë se çfarë ndodhi.


Folësit: Autori, infermierja (nga stacioni i misionit), TiFam, Orestil

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:03 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)