STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 046 (How to become a child of God 5) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
46. Si të bëhesh fëmijë i Zotit 5Katastrofa në Haiti ishte e tmerrshme. Pas stuhisë, gurët ranë nga mali në luginë dhe mbuluan të gjithë fshatin, atë në të cilin jetonte TiFam. Por Zoti ia shpëtoi jetën asaj. Në spitalin e misionit, TiFam u përmirësua shumë shpejt. Infermieret e kishin shumë qejf TiFam dhe ishin të lumtura për përmirësimin e saj. Infermierja: "Po përmirësoshesh shumë, TiFam. Ke qejf të mësosh të shkruash dhe të lexosh?" TiFam: "Po, kam. Por kam frikë nga ai libri." Infermierja: "Nuk ke pse të kesh frikë nga Bibla. Në të lexojmë se Jezusi i do fëmijët." Pas kësaj, TiFam shkonte çdo ditë në shkollën e misionit. Në orën e studimit të Biblës mbyllte veshët, por ndonjëherë dëgjonte nga pak. Ajo nuk e kuptoi se çfarë donte të thoshte mësuesi me "fëmijë të Zotit". Menjëherë kapi hajmalinë që mbante varur në qafë. Njëra nga vajzat qeshi me të. TiFam u frikësua dhe qau teksa po largohej nga klasa e shkollës. Infermierja: "TiFam, pse po qan?" TiFam: "Nuk e kuptoj. Si mund të bëhem fëmijë i Zotit?" Infermierja: "Në Bibël thuhet se kushdo që beson nëJezusin dhe i kërkon Atij të bëhet Zot i jetës së tij ose së saj, atëherë ai person bëhet fëmijë i Zotit." TiFam: "Babi im do të më ndëshkojë nëse e bëj një gjë të tillë. Kam frikë." Infermierja: "Do të lutemi për të që edhe ai ,gjithashtu, një ditë do të besojë në Birin e Perëndisë." TiFam u inkurajua dhe u lut. TiFam: "Zoti Jezus, unë besoj në Ty. Fali mëkatet e mia dhe eja në jetën time." Infermierja: "Tani je fëmijë i Zotit. Dhe Jezusi do të jetë gjithmonë me ty." TiFam (e lumtur): "Jam fëmijë i Zotit!" Pas ca kohësh, i ati erdhi ta merrte. Asaj i kishin dhënë një Bibël si dhuratë meqënëse do largohej. Babai i saj e shikoi me dyshim dhe qëndroi i heshtur derisa u kthyen në shtëpi. Orestil: "Edhe ti beson tek ky Jezusi?" TiFam: "Po, babi, jam fëmijë i Zotit. Të lutem pranoje Jezusin në jetën tënde, edhe ti. Në Bibël thuhet se kur e pranon Jezusin, bëhesh fëmijë i Zotit." TiFam nuk vazhdoi të fliste më shumë. Babai ja mori Biblën nga dora, e grisi në mijëra pjesë, dhe i flaku tej. Po pastaj? Në dramën tjetër do ju tregojmë se çfarë ndodhi. Folësit: Autori, infermierja (nga stacioni i misionit), TiFam, Orestil © E drejta e autorit: CEF Gjermani |