STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 045 (The catastrophe 4) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
45. Katastrofa 4Një stuhi shpërtheu mbi Haitin. Në këtë tokë të varfër, stuhitë e tmerrshme shpesh e kishin shkatërruar të korrat. Magjistari Orestil, gulçoi teksa ngjitej në mal në errësirën me shi. Rrufeja ndriçoi errësirën. Ai pa Victorin që qëndronte në shkëmb. Orestil: "Do ta vras fare atë. Ai është fajtor për gjithçka, sepse gjithmonë flet për Jezusin. Shpirtrat po na kthehen përsëri me këtë stuhi. Do ta vras dhe të gjithë do të mendojnë se ra nga shkëmbi." Me mendimet e vrasjes në zemër, Orestili u çua në këmbë. Por papritur ra në një gropë të madhe dhe ndrydhi këmbën. Dhe nuk mund të ecte. Orestil: "Ndihmë! Ndihmë!" Megjithë bubullimën, Victori dëgjoi thirrjet e tij për ndihmë. Ai nuk e dinte pse magjistari po e ndiqte. Orestil: "Me ndihmo. Dua të takoj vajzën time që jeton në mal." Orestili është një gënjeshtar i madh. Por Victor e ndihmoi gjithsesi. Me kujdes e çoi të plagosurin në një kasolle që i mbronte nga shiu. Një zhurmë e shurdhër i bëri ata të dëgjonin. Nuk ishte bubullimë. Dhe nuk u ndal, por përkundrazi u bë gjithnjë e më e zhurmshme. Mali u drodh. Gurë të mëdhenj u ranë në luginë dhe mbuluan fshatin. Orestili u trondit. Orestil: "Gruaja ime, TiFam! Duhet t’i ndihmojmë!" Victor: "Orestil, pse nuk më dëgjove? Të paralajmërova për rrëshqitjen e dheut! Do të jesh ti fajtori nëse vajza dhe gruaja të vdesin." Me mundim dhe me ndihmën e Victorit, Orestili u tërhoq zvarrë në vendin ku dikur ndodhej shtëpia e tij. Filloi të gërmonte egërsisht në baltë. Pastaj ndaloi. Orestil: "Më ka vdekur gruaja. Por shiko atje – diçka po lëviz! TiFam!" E nxorri vajzën nga rrënojat dhe e mori në krahë. Orestil: "TiFam, TiFam im!" Victor: "Zoti Jezus na ndihmo. Dërgo misionarë me ushqime dhe ilaçe për ne." Jezusi iu përgjigj lutjes së Victor. Shumë shpëjt ndihma erdhi dhe TiFam e morën me helikopter dhe e çuan në spitalin e misionit. Do të mësoni se çfarë ndodhi atje në dramën tjetër. Folësit: Autori, Orestil, Victor © E drejta e autorit: CEF Gjermani |