STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 034 (The most important question)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

34. Pyetja më e rëndësishme


Në heshtje, dishepujt qëndruan në mal me sytë drejt qiellit. Vetëm një sekondë më parë, Jezusi kishte folur me ta dhe krejt papritur Ai u ngjit lart në qiell mbi një re dhe u zhduk para syve të tyre.

Çuditërisht, dy burra me veshje të bardha qëndruan para tyre.

Engjëlli: "Pse po shikoni në qiell? Ky Jezus do të vijë përsëri ashtu siç shkoi në qiell."

Jezusi do vijë përsëri! A nuk është ky një premtim i madh për t’u dhënë para ndarjes së Tij?

Vajza: "A është e vërtetë që Jezusi do të vijë sërish?"

Po. Në Bibël Ai e tha Vetë: "Po shkoj të përgatis një vend për ju dhe pastaj do të vij përsëri për t'ju marrë atje, ku do të mund të jeni gjithmonë me mua."

Djali: "Kur do të vijë Jezusi sërish?"

Kur dishepujt e Tij i bënë të njëjtën pyetje, përgjigjia e Tij ishte:

Jezusi: "Nuk është e rëndësishme për ju të dini orën. Është shumë më e rëndësishme që të mos më harroni Mua. Besoni në Mua dhe më prisni. Vetëm Perëndia Atë e di orën se kur do të vij përsëri."

Megjithatë, Jezusi tha se ne mund ta kuptojmë se kur do të vijë. Ai tha se para se të kthehet, do të ketë luftëra dhe tërmete. Kur kjo të ndodhë, nuk do të zgjasë shumë.

Vajza: "Dhe si do të vijë Jezusi sërish?"

Djali: "Mbi re, apo jo?"

E keni dëgjuar mirë. Ai do të vijë krejt papritur. Pa asnjë lajm në gazetë, pa asnjë SMS. Por të gjithë do ta shohin Atë. Ata që e harruan dhe jetuan pa Të, që thonë se nuk ka Jezus - do të kenë frikë të tmerrshme. Dhe ata që e duan Atë dhe e presin - do të jenë jashtëzakonisht të lumtur dhe do të shkojnë me Të në parajsë.

A jam unë në anën e Tij? A jeni në anën e Tij? Kjo është pyetja më e rëndësishme.

Zoti do që të gjithë të besojnë në Të dhe të shkojnë në parajsë sepse Ai na do.

Besimi në Zotin Jezus është garancia që ne jemi në anën e Tij.

Jezusi do të vijë përsëri! Besoj se nuk do të zgjasë shumë.


Folësit: Autori, engjëlli, vajza, djali, Jezusi

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:00 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)