Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 033 (Farewell from the mountain)
33. Lamtumirë që nga mali
Djali: "Urra! Nuk kemi shkollë të Enjten sepse është festë."
Vajza: "Çfarë feste është?"
Djali: "Dita e Ngjitjes."
Vajza: "Çfarë domethënie ka?"
Djali: "Nuk jam shumë i sigurt."
A t’ua shpjegoj unë?
Djali: "Po, do na pëlqente shumë ta dinim."
Dita e Ngjitjes na kujton se Jezusi u kthye në qiell pasi përmbushi detyrën e Tij këtu në tokë. Ndodhi pikërisht dyzet ditë pas Pashkës. Gjatë këtyre dyzet ditëve, Jezusi iu shfaq dishepujve të Tij vazhdimisht dhe herë pas here. Ata e panë Atë, e dëgjuan, hëngrën me Të. Në një ditë Ai iu shfaq më shumë se 500 njerëzve në të njëjtën kohë.
Dhe dyzet ditë pas Pashkës, Ai i çoi dishepujt e Tij në malin e Ullinjve. Donte të ishte vetëm me ta dhe t'u tregonte diçka të rëndësishme përpara se të largohej.
Jezusi: "Kam përmbushur vullnetin e Zotit. Tani shkoni te çdo njeri në të gjithë botën dhe thuajuni se unë vdiqa për ta dhe u ringjalla. Tregojuni atyre që të më kërkojnë të jem Zoti i tyre dhe pastaj të jenë me mua në parajsë një ditë. Dhe mbani mend, Unë do të jem gjithmonë me ju dhe do t'ju jap forcë t'u tregoni të tjerëve për Mua."
Pastaj Jezusi ngriti duart lart dhe i bekoi dishepujt. Dhe ndërsa po i bekonte, u zhduk papritur dhe një re e rrëmbeu Atë nga sytë e tyre ndërsa shkoi në botën e padukshme të Perëndisë.
Djali: "Dhe çfarë po bën Jezusi tani në qiell?"
Ai sundon mbi gjithçka, Ai u përgjigjet lutjeve tona dhe i lutet Zotit për ne.
Dhe për ata që besojnë në Të, Ai po përgatit një vend që ata të jetojnë atje.
Vajza: "E lexova në Bibël. Ja ku është. Jezusi tha: Shtëpia e Atit tim ka shumë dhoma; ... Unë po shkoj atje për t'ju përgatitur një vend."
Djali: "A nuk ishin dishepujt e trishtuar që Jezusi nuk ishte më me ta?"
Aspak. Kjo kishte të bënte me një premtim që Ai kishte bërë.
Djali: "Cilin premtim?"
Do ua tregoj se për cilin premtin bëhet fjalë në dramën tjetër.
Folësit: Autori, djali, vajza, Jezusi
© E drejta e autorit: CEF Gjermani