Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 163 (Secret in the Wilden woods 1)
163. Sekreti i pyjeve të Egra 1
Ruth ishte e mërzitur me hallë Margret. Vetëm për shkak se u soll keq, dënimi i saj ishte të shkonte në shtrat pa darkë.
Philip hyri në heshtje në dhomën e saj.
Philip: "Ruth, kjo është për ty. E mbajta fshehur në xhep."
Ruth ishte shumë e uritur dhe e kafshoi menjëherë sanduiçin.
Ruth (me gojën plot): "Philip, dua të jem vajzë e mirë. Po pse nuk mundem?"
Philip: "Nuk e di. Përpiqu të mos mërzitesh aq shumë, dhe ndoshta atëherë nuk do të thuash më gjëra jot ë pëlqyeshme. Falë mirësisë së hallë Margret mund të jetojmë këtu që kur prindërit tanë shkuan për të qenë misionarë në Indi."
Ruth psherëtiu dhe futi gjysmën e sanduiçit në gojë.
Papritur ata dëgjuan hapat e hallës Margret.
Philip vrapoi në dhomën e tij dhe u shtri në shtrat me rrobat e tij të rrugës.
Hallë Margret: "Natën e mirë, Philip. Natën e mirë, Ruth."
Philip: "Natën e mirë, Hallë Margret."
Ruth u shtir sikur po flinte.
Të nesërmen në mëngjes, Philip beri plane për pushimet e tyre.
Philip: "Do të zbulojmë gjëra të reja në pyjet Wilden. Ndoshta zogjtë do të çelin sot pranë përroit. Do të ndërtojmë një kasolle, një qendër autentike kërkimore të natyrës."
Ruth ishte entuziaste.
Të dy fëmijët vrapuan përgjatë shtegut të vogël që të çonte në pyll.
Ruth qëndroi në këmbë dhe vëzhgoi kopenë e deleve të zotit Taner. Një qengj i vogël iu afrua dhe i lëpiu dorën. Nuk kishte prindër dhe ndonjëherë largohej.
Philip: "Eja, Ruth, nuk kemi shumë kohë."
Ata gjetën vendin më të mirë për kasollen e tyre. Ruth mblodhi degë pemësh dhe Filipi ndërtoi një kasolle me to. Ata vinin çdo ditë në vendin e tyre të fshehtë.
Një herë, Ruthit iu desh të qëndronte në shtëpi dhe të lante rrobat. Nuk i pëlqeu fare kjo gjë. E inatosur, i la rrobat e pastra të binin në baltë.
Halla Margret: "Nuk mund të bësh më shumë kujdes? Të paktën thuaj që të vjen keq për ato që bën."
Ruth: "Por nuk më vjen keq! Je shumë e keqe, Hallë Margret."
Halla Margret: "Ruth, ka kohë që e kam menduar. Do të të dërgoj në ndonjë shkollë me konvikt."
Ruth: "Dhe unë do arratisem." (tingulli i derës që përplaset)
Ruth u largua e inatosur. Iku shumë larg. Po ku? Ajo nuk e dinte as vetë se ku ishte.
Por fjalët e hallës Margret nuk i hiqeshin nga mendja.
(si një jehonë dhe që zbehet lehtë): 'Do të të dërgoj në një shkollë me konvikt. Atëherë unë do të arratisem. Do të të dërgoj në një shkollë me konvikt. Atëherë unë do të arratisem'…
Në dramën tjetër do të dëgjoni se çfarë ndodhi në këtë arratisje.
Folësit: Autori, Philip, Hallë Margret, Ruth
© E drejta e autorit: CEF Gjermani