STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 054 (Someone cries, the others smirk 2)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

54. Dikush qan, të tjerët qeshin 2


Larg shtëpisë në Izraelin verior, dhjetë vëllezër po shikonin delet e babait të tyre duke kullotur në kullotë (zëri i deleve që blegërijnë).

Zilia ndaj vëllait të tyre të vogël i kishte fiksuar.

Vëllai i parë: "Çfarë po bën ëndërrimtari ynë, Jozef, këto ditë?"

Vëllai i dytë: "Zoti me sa duket i tha atij se ai do të bëhet një njeri i famshëm. Dhe ne do të duhet t'i përkulemi atij. Haha, kjo është gjëja më qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë."

Vëllai i parë: "Akoma jam xheloz për atë pallton e bukur që i dha babai."

Vëllai i dytë: "Mjaft folëm për të. Më shumë na shqetëson. Livadhet e harlisura për tufat janë më të rëndësishme."

Në shtëpi, babai mendonte për djemtë e tij.

Babai: "Jozef, jam i shqetësuar për vëllezërit e tu. A janë ata shëndoshë e mirë? Ndoshta kafshët e egra sulmuan delet e tyre. Shko tek ata dhe shiko nëse po janë mirë."

Jozefit nuk duhej t'i thuhej pesë herë se çfarë duhej të bënte. Pa u ankuar, ai u bind menjëherë. Jozefit iu desh të bënte shumë kilometra në këmbë. Vëllezërit e panë nga larg.

Vëllai i parë: "Shikoni, po na vjen ëndërrimtari. Hej çuna, le t’a vrasim."

Vëllai i dytë: "Jo mos e bëni. Më mirë hidheni në atë pusin e thellë."

Reubeni, vëllai i madh, kishte ndërgjegje të keqe. Donte t’i shpëtonte vëllezërit e tij.

Jozefi u afrua më shumë. Dhe nuk dinte asgjë për planet e tyre të tmerrshme.

Jozefi: "Paqja me ju vëllezër! Si keni qënë?"

Vëllai i parë: "Ska ç’të duhet ty. Ma jep pallton tani po të them. Dhe më pas do të tregojmë se sa bukur duket qielli nga fundi i pusit."

Jozefi: "Jo! Më lëshoni! Çfarë të keqe ju kam bërë?" (tingulli i rënies së tij në pus)

Për fat të keq nuk kishte ujë në pus. Por ishte aq i thellë sa Jozefi nuk mund të dilte vetë.

Jozefi: "Ndihmë! Ndihmë! Më nxirrni jashtë! Ndihmë! Dua të dal. A më dëgjoni? Ndihmë!"

Vëllezërit e tij, duke buzëqeshur, u ulën në hije dhe hëngrën diçka. Papritur u shfaq një karvan me deve. Tregtarët po i çonin mallrat e tyre në Egjipt.

Vëllai i parë: "Kam një ide. Le t’a shesim Jozefin."

Vëllai i dytë: "Hata fare, Juda. Kështu do t’a heqim qafë, dhe do i ndajmë lekët me njëri tjetrin."

Marrëveshja u krye. Vëllezërit e shitën Jozefin si skllav në një vend të huaj për 20 monedha argjendi. Ata e mbajtën pallton e tij të bukur dhe ia kthyen babait të tyre. Ishte e mbuluar me gjak.

Vëllai i parë: "Baba, gjetëm këtë. A nuk është palltoja e Jozefit?"

Babai: "Po. Do e ketë ngrënë ndonjë kafshë e egër. Ai ka vdekur! Djali im Jozefi ka vdekur!"

Ata e mbuluan mëkatin e tyre me një gënjeshtër dhe babai i tyre i besoi.

Nga zemra e tyre doli vetëm e keqja. Por Perëndia e lejoi për të mirën e Jozefit.

Jam kurioz të di se si do të vazhdojë kjo histori në dramën e ardhshme. A jeni edhe ju?


Folësit: Autori, dy vëllezërit, babai, Jozefi

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:05 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)