STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 053 (Envy has terrible consequences 1)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

53. Zilia ka pasoja të tmerrshme 1


A keni vëllezër e motra? A merreni vesh me ta apo ziheni ndonjëherë dhe i thoni fjalë të këqija njëri-tjetrit? Është e vërtetë, ne mund të mësojmë të shkojmë mirë me njëri-tjetrin.

Megjithatë, në familjen e Jakobit, ata nuk e kishin mësuar ende këtë gjë. Historia e tyre gjendet në Bibël. Vetëm imagjinoni pak, ishin dymbëdhjetë vëllezër të së njëjtës familje. Shumë gjëra ndodhnin!

Vëllai i parë: "Mjaft me kaq. Jozefi gjithmonë trajtohet më mirë."

Vëllai i dytë: "I del e tija edhe atij picirrukut."

Vëllai i parë: "Neve na del shpirti hde Babai i jep atij çka i do qejfi."

Vëllai i dytë: "Shejtan i llastuar! Ja ke parë pallton e re që i blenë?"

Vëllai i parë: "Babai e do atë më shumë se ne. Dhe kjo nuk është e drejtë!"

Vëllezërit ishin ziliqarë. A keni menduar apo keni folur ndonjëherë si ata? Zilia në zemrat tona ka pasoja të këqija. Është si një bar që rrit vetëm karakteristika të këqija: xhelozi, urrejtje, grindje.

Unë e di vetë se gjëja më e mirë për të bërë është të flas menjëherë me Jezusin për këtë dhe më pas t'i kërkoj Atij të heqë zilinë nga zemra ime.

Vëllezërit e Jozefit nuk bënë gjënë më të mirë: të kërkonin falje. Kjo është arsyeja pse zilia e tyre u rrit dhe u rrit. Ata e urrenin Jozefin dhe e trajtuan atë sikur të ishte i padukshëm. Jozefit e lëndonte të ndihej si i huaj në familjen e tij dhe, mbi të, të talleshin. Por ai nuk ua ktheu poshtërsinë e tyre. Zoti i dha forcë për të duruar të gjitha. Zoti i foli Jozefit në ëndërr. Të nesërmen në mëngjes, ai u tha vëllezërve të tij për këtë.

Jozefi: "Ne ishim duke lidhur duaj në mes të arës, kur papritmas duajt e mi u drejtuan dhe qëndruan drejt, kurse duajt tuaja u mblodhën dhe u përkulën përpara duajve të mi."

Vëllai i parë: "Çfarë do të thotë kjo? Do të bëhesh mbreti ynë?"

Jozefi: "Pashë një ëndërr tjetër! Dhe ja, dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje përkuleshin para meje."

Vëllai i dytë: "Pusho, endërrimtar. Të pëlqen shumë vetja."

Do të ishte më mirë nëse Jozefi nuk do t'u kishte treguar atyre për atë që Perëndia i tha në ëndrrat e tij. Sepse pas kësaj, vëllezërit e tij e urrenin edhe më shumë. Ata madje dëshironin që ai të mos jetonte më. E shihni se çfarë pasojash mund të ketë zilia?

Edhe babai i Jozefit e qortoi, por ai nuk mund t'i harronte ëndrrat.

Çfarë do të thoshte e gjithë kjo?

Do të dëgjoni më shumë në dramën e ardhshme.


Folësit: Autori, dy vëllezërit, Jozefi

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:05 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)