STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 028 (The very first Easter)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

28. Pashka e pare


Sa kohë keni që jeni zgjuar sot?

Maria dhe shoqja e saj u zgjuan shumë herët. Por zemrat e tyre ishin shumë të trishtuara. Sikur Jezusi të ishte ende gjallë! Disa ditë më parë Ai vdiq në kryq. Sa herë që mendonin për këtë, ato qanin.

Sapo lindi dielli ato shkuan në varrin e Tij.

Shoqja: "Maria, shiko! Guri ka lëvizur! Dhe atje, është një engjëll!"

Engjëlli: "Mos kini frikë! E di se po kërkoni Jezusin. Por Ai nuk është këtu. Është ringjallur!"

Shpresa lindi sërish! Sigurisht! Jezusi u kishte thënë atyre se Ai do të duhej të vdiste dhe se se do të ringjallej pas tri ditësh. Si mund ta kishin harruar vallë?!

Engjëlli: "Ejani dhe shikoni vendin ku e vendosën Atë."

Gratë shikuan në brendësi të varrit – ishte bosh!

Engjëlli: "Shkoni dhe u tregoni dishepujve!"

Me gëzim dhe habi të madhe në zemrat e tyre u larguan nga varri. Jezusi jeton!

Dhe gjatë rrugës Ai i takoi ato. Dhe ato e panë Atë. E prekën. Dhe Ai foli me to.

Jezusi: "Mos u frikësoni! Shkoni dhe u thoni edhe të tjerëve!"

Dhe këtë bënë.

Maria: "Jezusi jeton!"

Shoqja: "Ai është ringjallur!"

Maria dhe shoqja: "Varri është bosh!"

(luaj në sfond një melodi ndërkohë që lexon vargun)

Në Bibël Jezusi të thotë ty: "Unë jam Ringjallja dhe Jeta. Dhe ai që jeton dhe beson në Mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?" (Gjoni 11:25, 26b)

Po ju them mirupafshim me përshëndetjen që të Krishterët i thonë njëri tjetrit për Pashkë:

"Zoti është ringjallur! Po ai është ringjallur!"


Folësit: Autori, shoqja, engjëlli, Jezusi, Maria

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 11:59 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)