STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 027 (Jesus dies on the cross)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

27. Jezusi vdes në kryq


Fëmija: "Mendoj se është e tmerrshme që Juda e tradhëtoi Jezusin."

Fëmija: "Pse nuk luftoi Jezusi me ta? Mund t’a kishte çliruar Veten."

Po është e vërtetë, Ai mundej, por kështu duhet të ndodhte.

Fëmija: "Nuk e kuptoj."

Biri i Perëndisë erdhi në botë për të vdekur për mëkatet tona. Përmes mosbindjes dhe fajit çdo njeri ndahet nga Zoti. Dhe paga e mëkatit është vdekja. Jezusi donte ta merrte këtë dënim mbi Vete, në mënyrë që të rivendoste përsëri miqësinë me Perëndinë.

Fëmija: "Oh, tani e kuptoj."

Vendimi përfundimtar u mor nga qeveritari. Sa herë që kombi festonte çlirimin e tij nga Egjipti, qeveritari lironte një të burgosur.

Pilati: "Kë duhet të liroj nga burgu këtë vit? Jezusin apo Barabën?"

Në fakt, Pilati donte ta linte Jezusin të lirë në vend të vrasësit Barabën, prandaj pyeti edhe një herë:

Pilati: "Doni të liroj Barabën apo Jezusin?"

Njerëzit: "Duam Barabën! Barabën!"

Pilati: "Dhe çfarë të bëj me Jezusin?"

Njerëzit: "Kryqëzoje! Kryqëzoje!"

Dhe kështu ndodhi. Biri i Perëndisë e mbajti kryqin e rëndë prej druri në kurrizin e tij të gjakosur, deri në kodrën e Golgotës, që të vdiste në vendin tonë. Mori dënimin me vdekje mbi Veten, atë që ne e meritonim. Për gjashtë orë Jezusi u mbajt varur në kryq. Para se të vdiste, Ai tha dy fjalët më të rëndësishme në të gjithë botën:

Jezusi: "U krye!"

Pastaj mbylli sytë dhe vdiq për mëkatet e gjithë botës.

Kushdo që beson në Jezusin do të ketë miqësi me Perëndinë si dhe jetë të përjetshme.

A e besoni këtë?

Kur Biri i Perëndisë vdiq, qielli u nxi katran - në mes të ditës! – dhe një tërmet tronditi gjithçka. I tronditur, centurioni tha:

Centurioni: "Me siguri ky është Biri i Perëndisë!"

Në mbrëmje, Jezusin e futën në një varr, por Ai nuk qëndroi atje. Më e mira nuk ka ardhur akoma!

Do t'ju tregoj gjithçka në dramën e ardhshme.


Folësit: Autori, dy fëmijët, Pilati, njerëzit, Jezusi, Centurioni

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 11:59 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)