Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 087 (I don't want to live any more)
87. Nuk dua të jetoj më
Notat u dhanë në shkollë. Sandra ishte rrezatuese. Ajo mezi priste t'u tregonte prindërve notat e saj të mira. Me Kyle ishte ndryshe. Ai paketoi ngadalë çantën e shpinës në fund të ditës së shkollës.
Ben: "Hej Kyle, a do të shkojmë me biçikletë në luginë këtë pasdite?"
Kyle: "Jo, jo sot."
Ben: "Mjaft ndenje kot. Do e gdhish natën në shkollë?"
Kyle: "Shko vetë. Nuk dua të shkoj në shtëpi. Një "D" në matematikë. Një "F" në gjermanisht. Nëse babai im e merr vesh, do të më vrasë. Më mirë të vrisja veten. Nuk dua të jetoj më. Jam një idiot dhe askush nuk i pëlqen idiotët."
Ben: "Boll fole budalliqe. Babi yt të do shumë. Të blen dhurata shumë të mira."
Kyle: "Babi im? Ai do vetëm veten dhe karrierën e tij. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi për të."
Ben: "Babai im nuk është gjithmonë një njeri aq i mirë. E vë re se unë jam aty vetëm kur bëj diçka të gabuar. Pastaj më qorton si i çmendur. Më dhemb vërtet. Ka pasur raste kur nuk kam dashur të jetoj më."
Kyle: "Si ndihesh sot?"
Ben: "Sot e di që Jezusi ekziston. Ai më do, edhe kur dështoj. Gjithmonë mund të shkoj tek Ai edhe pa një record përsosmërie. Ai është miku im. Dhe megjithëse nuk mund ta shoh Atë, e di se Ai është gjithmonë me mua. Nuk duhet të jem i fortë; Unë madje mund të qaj në praninë e Tij. Po ta them, që kjo më bën mirë."
Kyle: "Sa mirë! Sikur të besoja edhe unë, si ti."
Ben: "Le tu hipim biçikletave e kalojmë nga lugina dhe flasim. A të vi me ty në shtëpi? Ndoshta babi yt nuk do të zemërohet shumë nëse dikush tjetër është pranë teje."
Kyle: "Ide shumë e mirë. Je një shok i mirë."
Ben: "Dhe pasi pushimet të mbarojnë, mund t’i bëjmë detyrat bashkë."
Ishte mirë që Ben shkoi bashkë me shokun e tij. Por Kyle ishte gjithsesi nervoz. Pastaj ndodhi një mrekulli: babai i tij nuk u mërzit kur pa notat e Kyle. Ai madje pranoi se nuk kishte marrë nota shumë të mira kur kishte qënë në shkollë.
Mund të jetë e vështirë kur prindërit presin një performancë të përsosur.
Por Jezusi është ndryshe. Ai ju pranon ashtu siç jeni. Ai ju do me pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Ai e di që ju mund të bëni shumë gjëra mirë por i di dhe ato gjëra që janë të vështira për ju. Ai dëshiron t'ju ndihmojë. Pra, jini të guximshëm dhe besojini Atij. Nuk do të bëheni automatikisht më i miri në klasën tuaj kur ta njihni Jezusin, por Ai do t'ju ndihmojë të bëni më të mirën. Do ju disiplinojë dhe do ju japë gëzim në mësim.
Ki guxim dhe besim tek Ai. Mund të bëni shumë më tepër sesa mendoni me ndihmën e Jezusit!
Folësit: Autori, Ben, Kyle
© E drejta e autorit: CEF Gjermani