STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 085 (The fiery oven miracle 3)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

85. Mrekullia e furrës së zjarrtë 3


Statuja e madhe kishte përfunduar. E lartë 60 kubitë dhe e gjërë 6 kubitë. Të gjithë mund t’a shihnin!

Lajmëtari i mbretit: "Degjoni! Urdhri i Mbretit vlen për të gjithë. Kur të dëgjoni muzikën në sfond, atëherë duhet të bini përtokë dhe të adhuroni statujën e artë që ka ngritur mbreti Nebukadnetsar. Por kushdo që nuk do të bjerë përmbys dhe nuk do ta adhurojë, do të hidhet në mes të një furre të zjarrtë përvëluese."

Pa diskutim: Të gjithë do të përfshiheni në adhurim. Në heshtje, tre burra qëndruan anash. Ata nuk ishin të emocionuar për këtë lloj ftese. Shumë vite më parë, ata u kapën dhe u morën nga shtëpia e tyre në Izrael. Kishin humbur shtëpinë e tyre, por nuk e kishin humbur besimin e tyre te Zoti.

Dhe ata e dinin se urdhri i mbretit shkoi shumë larg. Adhuroni një idhull - kurrë!

(tingulli i muzikës) Të gjithë u përkulën dhe adhuruan statujën.

Me përjashtim të tre shokëve. Kjo gjë ra në sy.

Akuzuesi: "Mbret, ju urdhëruat që të gjithë të adhuronin statujën e artë. Tre hebrenj nuk po ju binden."

Mbreti: "Çfarë? Ata nuk po i binden urdhrit tim? M’i sillni menjëherë."

(Miqtë e Danielit u sollën te mbreti)

Mbreti: "A është e vërtetë që nuk u përkulët para imazhit të artë? Do t'ju jap edhe një shans tjetër. Nëse akoma refuzoni, do të hidheni menjëherë në furrën e zjarrtë. Mos mendoni për asnjë moment se Zoti juaj mund t'ju shpëtojë atëherë."

Çfarë do të ishte më e rëndësishme për ju në këtë moment? Jeta juaj apo të qënit besnik ndaj Zotit? Të tre miqve nuk iu desh të mendonin gjatë për përgjigjen e tyre.

Miku i Danielit: "Nëse Perëndia ynë do të donte, Ai me të vërtetë mund të na shpëtonte nga furra e zjarrtë. Por edhe nëse Ai nuk do, ne do t'i qëndrojmë besnikë Atij. Ne kurrë nuk do të përkulemi para një idhulli."

Këta njerëz e donin Perëndinë më shumë se çdo gjë tjetër. Nebukadnetsari u tërbua.

Mbreti: "Nxehenifurrën shtatë herë më shumë dhe hidhini në zjarr."

Më pas i hodhën në furrën e zjarrtë. Ishte aq vapë sa ushtarët që i hodhën u vranë nga vapa.

Mbreti ia nguli sytë zjarrit.

Mbreti: "Unë shoh katër burra që ecin rreth e rrotull në zjarr. Njëri prej tyre ka pamjen e një Zoti."

Mbreti hapi derën e furrës.

Mbreti: "Dilni, ju shërbëtorë të Zotit të Plotfuqishëm!"

Të padjegur fare burrat dolën. Asnjë qime nuk ishte e djegurr, as nuk kishte erë zjarri në rrobat e tyre. Perëndia me të vërtetë i shpëtoi ata nga zjarri.

A e njihni këtë Zot që mund të bëjë mrekulli të tillë? Qëndroni besnik ndaj Tij, gjithmonë dhe kudo.


Folësit: Autori, lajmëtari i mbretit, akuzuesi, Mberti, miku i Danielit

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:13 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)