Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 077 (The tomb is empty)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

77. Varri është bosh


Miqtë e Zotit Jezus e ulën trupin e tij të pajetë nga kryqi dhe e vendosën në një varr të ri, të gdhendur në shkëmb. Pastaj rrotulluan një gur të madh në hyrje të varrit.

(muzikë e zonave publike në sfond)

Vajza: Jezusi shkoi në kryq, ndëshkimi i Zotit mbi të ra.
Për mëkatin tonë, Ai vdiq.
Për mua dhe ty, jetën dha.

Tmerrësisht të trishtuar, dishepujt u ulën së bashku në një shtëpi dhe medituan. Askush nuk mund ta kuptonte vërtet pse Jezusi duhej të vdiste. Pjetri ishte veçanërisht i prekur. Atij i erdhi shumë keq që e mohoi Jezusin dhe tha tri herë se nuk e njihte Atë. Ai nuk mund ta falte veten që ishte kaq frikacak. Tani ishte tepër vonë. Sepse Jezusi kishte vdekur.

(muzikë e zonave publike në sfond)

Djali: Jezusi vdiq në kryq, gjakun e Tij derdhi për ne.
Sa herë mëkatin në Të dorëzojmë, falje gjejmë.
Falje për mua, falje dhe për ty.

Krejt papritur u hap dera.

Maria: "Ai është i gjallë! Jezusi jeton! Nuk është më në varr."

Maria tjetër: "Një ëngjëll na dha lajmin e mirë. Pjetër, ain a that ë të themi veçanarisht ty. Jezusi jeton."

Pjetri: "Supozohet që ju të më thoni mua se Ai jeton?"

Pjetri nuk e mbante dot veten. Me Gjonin vrapoi drejt varrit me aq shpejtësi sa mundi. Kontrolluan brenda. Trupi i Jezusit nuk ishte më aty. Ata panë dhe besuan se Jezusi u ringjall nga të vdekurit dhe sot jeton. Me vrap u kthyen dhe u treguan të tjerëve.

(muzikë e zonave publike në sfond)

Djali dhe vajza: Jezusi në varr u fut, por në të nuk qëndroi.
Për Pashkë u ringjall përsëri, Haleluja.
Për mua dhe për ty, Haleluja!

Për mua dhe për ty. Për dishepujt dhe për Pjetrin, për dështimet dhe për njerëzit që kanë bërë kaq shumë gjëra të gabuara – Jezusi vdiq në vendin tonë dhe u ringjall përsëri.


Folësit: Autori, djali, vajza, Maria, Maria tjetër, Pjetri

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:11 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)