Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 078 (Lou Ling makes a decision)
78. Lou Ling merr një vendim
Lou Ling kishte një problem të madh. Mendonte për idhullin që ishte në raftin sipër derës së përparme. Jetonte në Kinë por prindërit e saj nuk i kishin thënë kurrë se kjo copë druri ishte Zoti.
Nuk është e vërtetë, thjesht nuk mund të jetë e vërtetë. Zoti i gjallë është në parajsë dhe kjo figurë në raft nuk ishte gjë tjetër veçse një idhull i vdekur. Ai kishte duar, por nuk mund të ndihmonte askënd. Kishte gojë, por nuk mund të fliste. Kishte veshë, por nuk mund të dëgjonte.
Njerëzit e adhuronin këtë idhull, por nuk e dinin që Zoti i gjallë e kishte ndaluar: Unë jam Zoti, Perëndia yt, nuk do të përkulesh para asnjë perëndie tjetër përveç meje.
Lou Ling mendoi thellë për këtë gjë.
Lou Ling: "A është me të vërtete ky që qëndron në raft, Perëndia i vërtetë?"
Në shkollën e krishterë që ndoqi, kishte dëgjuar për të vetmin Zot të vërtetë. Ajo kishte mësuar se Ai dërgoi Birin e Tij në botë që të mund të vdiste për mëkatet e secilit person. Asaj i bëri përshtypje kur dëgjoi se Ai u ringjall pas tri ditësh dhe tani jeton në parajsë.
Kush ka të drejtë? Kush është Zoti i vërtetë? Jezusi apo figura në shtëpinë e saj?
Lou Ling: "Unë e di se çfarë do të bëj: do ta varros idhullin tonë në oborrin e shtëpisë sonë. Dhe nëse ai ringjallet, atëherë do ta di se ai është Zoti i duhur."
Lou Ling mori një lopatë, shkoi në oborr dhe varrosi idhullin. Ajo ishte e kënaqur me idenë e saj dhe u kthye në shtëpi. Kaloi një ditë. Dy ditë, dhe shkoi te varri i vogël dhe gërvishti dheun pak anash. Figura prej druri ishte ende e shtrirë atje. Ajo mezi priste ditën e tretë. Por në këtë ditë, si të tjerat, idhulli shtrihej i vdekur në tokë.
Lou Ling: "Tani besoj në Zotin Jezus, i cili vdiq për mua dhe u ringjall."
Lou Ling mori vendimin e duhur dhe shpesh përjetoi se Zoti i gjallë ishte me të dhe nuk e linte kurrë vetëm.
Zoti thotë në Fjalën e Tij:
"Unë jam Zoti, Perëndia juaj; nuk do të keni perëndi të tjerë përveçse meje. Asgjë nuk duhet të jetë më e rëndësishme për ju se unë."
Folësit: Autori, Lou Ling
© E drejta e autorit: CEF Gjermani