STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 035 (Rendezvous in Jerusalem)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

35. Takim në Jeruzalem


Njerëzit kishin ardhur nga kudo. Madje shumë prej tyre erdhën nga vende të huaja. Erdhën në Jeruzalem për të festuar Rrëshajën. Mijëra ecën nëpër rrugë. Atë ditë, dishepujt e Zotit Jezus u takuan në një shtëpi për t'u lutur së bashku. Papritur, dëgjuan zhurmën e një ere të fortë dhe të furishme. Zhurmën e vunë re edhe njerëzit jashtë. Çfarë mund të jetë vallë?

Diçka tjetër ndodhi. Mbi kokat e dishepujve dukeshin gjuhë zjarri që qëndronin mbi secilin prej tyre. Çfarë kuptimi kishte kjo mrekulli?

Kjo përvojë e mrekullueshme ishte një dhuratë nga Jezusi. Ai u dha Frymën e Shenjtë dishepujve të Tij. Ai nuk i kishte harruar miqtë e Tij. Nëpërmjet Frymës së Shenjtë, Jezusi është gjithmonë me fëmijët e Tij. Ai është Ngushëlluesi, Këshilltari dhe Shoqëruesi. Nëpërmjet Tij, fëmijët e Perëndisë janë gjithmonë të lidhur me Jezusin në Qiell.

Përpara shtëpisë njerëzit qëndronin të habitur.

Burri: "Çfarë do të thotë kjo?"

Të gëzuar, dishepujt i treguan turmës për Jezusin. Imagjinoni, edhe njerëzit që vinin nga vende të tjera mund t'i kuptonin. Të gjithë dëgjuan miqtë e Jezusit duke folur në gjuhën e tyre. Ata flisnin në gjuhë që nuk i kishin mësuar kurrë. Jezusi është Ai që e bëri këtë gjë të ndodhë.

Disa u tallën:

Tallësi: "Ha, ju jeni të gjithë të dehur - dhe që në këtë orë të ditës!"

Atëherë Pjetri foli:

Pjetri: "Jo, ne nuk jemi të dehur. Zoti e mbajti premtimin e Tij dhe na dërgoi Frymën e Tij të Shenjtë."

Me guxim, ai foli edhe më shumë për Jezusin, se si Ai vdiq dhe u ringjall dhe tani jeton në qiell.

Burri: "A është ai Pjetri, i cili e mohoi se e njihte Jezusin?"

Gruaja: "Po, ai është. Sa çudi se duket që nuk ka frikë. Paska ndryshuar krejtësisht."

Nëpërmjet Frymës së Shenjtë, Perëndia e bëri Pjetrin një dëshmitar të guximshëm. Dhe ajo që tha Pjetri i foli zemrave të turmës.

Burri: "Çfarë të bëjmë?"

Gruaja: "Kemi bërë kaq shumë gjëra jo të mira."

Pjetri: "Besoni në Zotin Jezus, Zoti do ju falë dhe do ju japë Frymën e Shenjtë."

3000 njerëz e pranuan. I klithën Jezusit dhe u shpëtuan. Pas kësaj feste të Rrëshajave, dishepujt patën një gëzim të ri.


Folësit: Autori, burri, tallësi, Pjetri, gruaja

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:01 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)