STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 015 (The baked Bible)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

15. Bibla e pjekur


Gruaja: "Po vijnë! Po vijnë!"

Gruaja po piqte bukë ndërsa hodhi një vështrim nga dritarja dhe pa se në shtëpinë e saj po vinin persekutues të krishterësh. Ata kontrollonin gjithçka, merrnin Bibla dhe libra këngësh dhe më pas i digjnin.

Burri: "Hape! Hape menjëherë!" (zhurmë trokitjeje në derë)

Çfarë duhet të bënte ajo? E mori shpejt e shpejt një Bibël, e mbështolli, librin e saj më të dashur në brumin e bukës dhe e futi në furrë. Pastaj, duke u dridhur, hapi derën dhe pa se si burrat kthyen përmbys shtëpinë dhe shikonin të gjitha gjërat e saj.

Çfarë rrëmuje! Por nuk gjetën asgjë. E qortuan me zë të lartë atë dhe i përplasën derën në fytyrë (Zhurma e përplasjes së derës).

Kur u qetësua, gruaja nxori bukën e pjekur nga furra dhe gjeti Biblën e saj brenda, të padëmtuar.

Ishte e ndaluar të kishte një Bibël në vendin e saj.

Por ajo iu bind Perëndisë më shumë se njeriut dhe lexoi fshehurazi Fjalën e Perëndisë. Kjo i jepte asaj forcë dhe kurajo çdo ditë në vazhdimësi.

(muzikë në sfond)

Porositë e Zotit janë të drejta, e gëzojnë zemrën.
Urdhërimet e Zotit janë të pastra dhe ndriçojnë sytë.
Frika e Zotit është e pastër, mbetet përjetë.
Gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta.
Janë më të dëshirueshme se ari,po, më tepër se shumë ari i kulluar;
Janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet.
Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë.
(Psalmi 19,8-11)

A keni një Bibël në shtëpi? Mos e lini ta mbulojë pluhuri në raftin tuaj. Lexojeni dhe kënaquni me atë që ju thotë Perëndia.

Dhe nëse nuk keni një Bibël dhe dëshironi një të tillë, ju lutem na njoftoni.

Ndoshta Bibla do të bëhet edhe libri juaj më i dashur.


Folësit: Autori, gruaja, burri

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 11:56 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)