Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 079 (Invaluable)
79. E paçmueshme
(zhurma e spërkatjes së ujit) Zhytës-kërkuesi Indian i perlave u hodh me mjeshtëri në oqean. Miku i tij më i mirë, David Morse, priti në varkë derisa u shfaq përsëri koka kafe. Ai e hapi midhjen me thikën e xhepit.
David Morse: "Rambhau, je një zhytës i shkëlqyer. Kjo perlë vlen sa një pasuri e tërë."
Rambhau: "Po, nuk është keq."
David Morse: "A ka ndonjë perlë më të mirë se kjo?"
Rambhau: "Kam një në shtëpi që vlen shumë herë më tepër."
David Morse: "Kjo perlë duket e përsosur. Ti ke sy kritik."
Rambhau: "Kjo është ajo që ti thua për Zotin tënd. Njerëzit mendojnë se janë mirë, por ti thua se Zoti shikon zemrat e tyre."
David Morse: "Po, ke të drejtë. Por Ai do që ti japë gjithësecilit një zemër të pastër. Dhe kjo është një dhuratë nga Zoti. A e kupton?"
Ndërkohë, të dy miqtë kishin arritur në breg.
Rambhau: "David, duket shumë e lehtë. Jam shumë krenar që t’a pranoj këtë dhuratë. Dua të bëj diçka që t’a përfitoj. A e shikon atë pelegrin atje? Ai ecën zbathur mbi gurë të mprehtë deri në Kalkuta. Unë do eci në gjunjë deri në Delhi."
David Morse: "Rambhau, është mbi 900 km. Para se të arrish qëllimin, do vdesësh nga helmimi i gjakut."
Por asgjë nga ato që David Morse tha nuk pati dobi. Kaluan disa ditë.
(rokitje)
David Morse: "Rambhau, a je ti? Eja, futu brenda."
Rambhau: "David, nesër do të filloj pelegrinazhin. Dua të të tregoj për djalin para se të largohem."
David Morse: "Ti ke djalë?"
Rambhau: "Ishte zhytës- kërkuesi më i mirë Indian në breg. Donte që të gjente perlën më të bukur. Dhe e gjeti. Por për shkak se qëndroi në ujë për një kohë të gjatë, vdiq më pas (tinguj vajtimi). Për shkak se je miku im më i mirë, dua të të jap perlën që kam gjetur."
David Morse: "Rambhau, është e mrekullueshme. Perfekte! Por ska shans që ta pranoj. Do të jap 10.000 Rupi për të."
Rambhau: "Por nuk mund ta blesh!"
David Morse: "Nëse vlen më shumë, do punoj më shumë."
Rambhau: "David, kjo perlë nuk ka çmim. Djali im dha jetën për të."
David Morse: "Rambhau, pikërisht këtë gjë të kam thënë edhe për Zotin.
Dhurata e tij e shpëtimit nuk mund të blihet. As nëpërmjet veprave tona të mira as pelegrinazhit. Është një dhuratë e Perëndisë, sepse i kushtoi Jezusit, Birit të Perëndisë, jetën e Tij. Nuk do të dëshironit ta pranonit këtë dhuratë sot?"
Rambhau: "Tani e kuptoj. Kjo i kushtoi Atij jetën e Birit të Tij. Ndaj dua të pranoj dhuratën e Tij të shpëtimit sot."
Shpëtimi është dhuratë e Zotit, edhe për ju.
Folësit: Autori, David Morse, Rambhau
© E drejta e autorit: CEF Gjermani