Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 065 (Missing for three days)
65. I humbur për tre ditë
(tinguj të udhëtarëve në rrugë)
Udhëtari i parë: "Do e mbaj mend gjatë këtë festë."
Udhëtari i dytë: "Ishte e mrekullueshme."
Udhëtari i parë: "Jemi të privilegjuar. Kemi një Zot që na ka bërë të lirë. Edhe vitin tjetër do shkoj sërish në Jeruzalem."
Maria: "Paqja me ty. E keni parë gjë djalin tonë?"
Jozefi: "Nuk po e gjejmë. Është 12 vjeç."
Udhëtari i dytë: "Mbase ka ikur para bashkë me të tjerët."
Maria dhe Jozefi e kërkuan Jezusin gjithëandej. Ishte hera e parë me ta në Jeruzalem. Rrugës për në shtëpi, ai ishte zhdukur papritmas.
Maria: "Jozef, jam e shqetësuar për të."
Jozefi: "Le të kthehemi dhe ta kërkojmë në qytet."
Pyetnin kudo për djalin e tyre 12-vjeçar. Askush nuk e kishte parë Jezusin. Pas tre ditësh, më në fund e gjetën Atë në tempull. Ata u mahnitën, sepse Ai ishte në shtëpinë e Perëndisë dhe po diskutonte për Biblën me mësuesit e Biblës. Ata ishin gjithashtu të habitur me pyetjet dhe përgjigjet e Tij.
Maria: "Pse po rri këtu? Ku s’të kemi kërkuar dhe ishim shumë të shqetësuar për ty."
Jezusi: "Pse më kërkuat? A nuk e dinit ju se do isha në shtëpinë e Atit tim?"
Për herë të parë, Jezusi e quajti Zotin Atin e tij dhe në këtë mënyrë e prezantoi veten si bir i Zotit.
Dhe Jezusi, Biri i Perëndisë, ishte dikur një fëmijë si ju. Ai ishte plotësisht njeri. Qeshi dhe qau si ju. Hante dhe flinte si ju. Ai duhej të mësonte, ashtu si ju. Dhe gjithmonë u bindej prindërve të tij, si ju. Mbase ndonjë nga ju është duke qeshur! A nuk u bindeni gjithmonë prindërve tuaj ju?
Në Bibël thuhet: Fëmijë, bindjuni prindërve tuaj. Jezusi bindej gjithmonë. Ai kurrë nuk tha apo bëri ndonjë gjë mëkatare. Ai kurrë nuk gënjeu, apo vodhi. Ai ishte pa mëkat. Bindja ishte një gëzim për Të. Kjo është arsyeja pse ai u kthye me Marinë dhe Jozefin në Nazaret.
Nëse dëshironi t'i bindeni Jezusit, Ai do t'ju ndihmojë të ndiqni shembullin e Tij. Kërkojini Atij dhe Ai do t'ju falë të gjithë mosbindjen tuaj.
Kur zgjidhni të jetoni me Të, Ai do t'ju ndihmojë të jetoni në një mënyrë të tillë që i pëlqen Perëndisë.
Kur Jezusi jeton në zemrën tuaj, madje mund të jetë argëtuese të hedhësh plehrat ose të lash enët ose të zbrazësh pjatalarësen. Ia vlen të përpiqesh të jetosh me Jezusin.
Folësit: Autori, dy udhëtarët, Maria, Jozefi, Jezusi
© E drejta e autorit: CEF Gjermani