STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 058 (God puts everything right 6)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

58. Zoti vendos çdo gjë në vendin e duhur 6


Çfarë dite emocionuese! Vëllezërit e Jozefit bënë një udhëtim të dytë në Egjipt për të blerë grurë. Ata nuk e dinin që vëllai i tyre ishte i dyti në vend, ai që e kishin shitur si skllav 20 vjet më parë, sepse e kishin zili.

Jozefi urdhëroi të përgatitej një gosti. Rendi i ndenjëseve ishte tamam si në shtëpi. E çuditshme, menduan vëllezërit. Ata u gëzuan kur më në fund po ktheheshin në shtëpi me thasët e tyre plot me grurë. Nuk kishin shkuar shumë larg kur u dëgjua një zë.

Shërbëtori: "Ndaloni! Mos lëvizni! Keni vjedhur kupën e argjëndtë të mjeshtrit tonë."

Vëllai: "Jo, s’kemi vjedhur asgjë. Kontrollo vetë po deshe."

Shërbëtori kërkoi çdo gjë. Thes i fundit që hapi ishte i Benjaminit.

Shërbëtori: "Ja hajduti. Ju shkoni. Ndërsa ti do të qëndrosh si skllav me ne."

Ata u çuan përpara Jozefit. Të gjithë duke u dridhur u përkulën para tij. Ai kishte urdhëruar dikë që ta fuste kupën në një nga thasët për të provuar vëllezërit e tij. A do të qëndronin së bashku apo zemrat e tyre ishin akoma kaq të liga? Jozefi u foli ashpër atyre.

Jozefi: "Pse e vodhët? Hajduti do të qëndrojë si skllai im."

Atëherë Juda foli.

Vëllai: "Të lutem lërë Benjamin të shkojë dhe më mbaj mua në vend të tij. Sepse në të kundërt Babai ynë do të vdesë nga dhimbja."

Vëllezërit u mblodhën së bashku. Atëherë Jozefi e zbuloi veten para tyre.

Jozefi: "A nuk po më njihni? Jam Jozefi, vëllai juaj."

Ata u hutuan fare. Jozefi qau nga gëzimi dhe i përqafoi me mall.

Jozefi: "Zoti më dërgoi në Egjipt që të qëndroni gjallë. Shkoni dhe merrni babanë tonë dhe familjet tuaja. Pesë vjet zi buke do vijnë akoma, por unë do të kujdesem për ju."

Dhe u dha shumë dhurata që ti çonin në shtëpi.

Babai i tyre u gëzua pa masë kur dëgjoi se Jozefi ishte gjallë. Dhe menjëherë pas kësaj, 70 njerëz u shpërngulën me gjithë pasurinë e tyre në pjesën më të mirë të Egjiptit. Çfarë feste! Pas 20 vjetësh, Jozefi e pa përsëri babanë e tij. Zoti e ktheu gjithçka për mirë. Dhe më në fund vëllezërit pranuan keqbërjen e tyre.

Vëllai: "Jozef, na fal për atë që të bëmë. Na vjen shumë keq."

Jozefi: "Ju kam falur. Ju deshët të më bënit keq, por Zoti e përdori për mirë."

Zoti e ktheu gjithçka për mirë! Ishte plani i Tij për të mbajtur gjallë popullin e tij.


Folësit: Autori, shërbëtori, vëllai, Jozefi

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:06 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)