Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 021 (Sin begins little by little 6)
21. Mëkati fillon pak e nga pak 6
Mbreti Ashab ecte sa para mbrapa në pallatin e tij. Edhe një herë ai u mbështet në parmakun e dritares dhe vështronte vreshtin me admirim.
Ashabi: "E dua atë vresht! Është kaq pranë pallatit tim. Mund të bëj një kopsht të mrekullueshëm prej tij dhe madje të rris lakër."
Dhe shkoi tek pronari.
Ashabi: "Naboth, ma shit vreshtin mua."
Nabothi: "Nuk mundem! Kjo copë tokë është trashëgimi nga etërit e mi. Nuk mund ta shesim një trashëgimi - është ligji i Zotit."
Pa thënë mirupafshim, Ashabi u largua dhe shkoi në shtëpi i ofenduar. I vrenjtur, u shtri në shtratin e tij.
A mërzitesh ti kur nuk merr atë që do?
Mbreti Ashab u kthye nga ana tjetër kur ndjeu se dikush e ngacmoi.
Jezebeli: "Çpo ndodh me ty?"
Kur Jezebeli e dëgjoi se çfarë e shqetësonte atë, i tha:
Jezebeli: "Çohu dhe gëzohu. Do të gjej unë një mënyrë për të ta dhënë atë vresht."
Mbretëresha i shkroi një letër këshillit të qytetit, falsifikoi nënshkrimin e Mbretit dhe e vulosi letrën me unazën e vulës së Mbretit.
Këshilltari i qytetit lexoi këto fjalë: Organizoni një festë dhe ftoni Nabothin. Pastaj paditeni duke i thënë: Ti blasfemove për Perëndinë dhe Mbretin; për këtë duhet të vdisni.
Dhe kështu ndodhi. Pa dyshim, Nabothi e pranoi ftesën dhe në fund të mbrëmjes ai vdiq.
A nuk është e tmerrshme se si një mëkat i vogël mund të bëhet kaq i tmerrshëm?
E shikon – e dëshiron – lind zilia – rritet krenaria – fillon ofendon – gënjen – dhe më pas vret!
Lajmi për vdekjen e Nabothit u përhap shumë shpejt. Atëherë mbreti Ashab shkoi të merrte vreshtin si të ishte i veti. Dhe veproi pa menduar se çfarë do të mendonte Perëndia. Papritur Elia iu shfaq ballë për ballë. Ashabi u zbardh si një fantazmë.
Ashabi: "Më gjete më në fund, armiku im?"
Elia: "Po, të gjeta. Ja shite veten mëkatit dhe e le të rritet në zemrën tënde. Zoti e urren mëkatin dhe do të të shkatërrojë ty dhe familjen tënde."
Mbreti mendonte për këto fjalë pa pushim. I vinte keq për gjithçka që kishte bërë. Dhe Perëndia pa zemrën e tij dhe u tregua i mëshirshëm me të.
Kur ia rrëfejmë mëkatet Zotit Jezus, Ai është besnik dhe do të na falë edhe mëkatin tonë.
Folësit: Autori, Ashabi, Nabothi, Jezebeli, Elia
© E drejta e autorit: CEF Gjermani