STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 105 (The sign on the door 5) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
105. Shënja në derë 5Në mëngjes furgoni ndaloi para shtëpisë. Djali: "Mami, ata mbërritën." Nëna: "Mund ta mbash kafazin e zogut?" Djali: "Hoëie, a e dëgjove - po lëvizim (tingulli i një zogu që cicëron)! Je i kenaqur? Unë për vete jam shumë i emocionuar." Kurse të rriturve nuk u mbaron kurrë stresi. Si duhet të ketë qenë atëherë, kur jo vetëm një familje, por një komb i tërë duhej të shpërngulej? Kishin një kohë të gjatë që donin të largoheshin nga Egjipti dhe të dilnin nga skllavëria e atjeshme. Por Faraoni nuk i la të shkojnë. Ai i bëri ata të qëndrojnë. Ata duhej të punonin akoma më shumë. Ditë e natë ata i thërrisnin Zotit për nevojën e tyre. Zoti bëri shumë mrekulli, por Faraoni u tregua shumë zemërgur. Zoti i kërkoi Moisiut të bënte të njëjtën gjë. Zoti: "Moisi, shko te Faraoni. Sonte do të kaloj nëpër vendin e Egjiptit dhe në çdo familje do të vdesë djali i madh." Në mbrëmje, një djalë izraelit pa se si babai i tij therte një qengj. Joshua: "Babi, pse duhet të vdiste qengji?" Babai: "Joshua, që ti të jetosh. Kështu deshi Zoti." Babai mori pak nga gjaku i qengjit dhe e stërkiti arkitraun e shtëpisë. Majtas, djathtas, sipër. Babai: "Gjaku është një shenjë. Zoti do të kalojë mbi shtëpinë tonë sonte dhe kur të shohë gjakun do të na mbrojë." Joshua: "Më vjen shumë keq për qengjin, por do të më shpëtojë jetën." Secila familje izraelite i stërkiti portat e tyre me gjakun e një qengji. Babai: "Joshua, hyr brenda, tashmë është errësirë. Vishu. Duhet të jemi gati." Ata hëngrën në këmbë. Rreth mesnatës, dëgjuan klithma të forta. Në çdo shtëpi egjiptiane kishte vdekur djali më i madh. Faraoni: "Largohuni sa më shpejt nga Egjipti. Largohuni me gjithçka që ju takon. LARGOHUNI TANI!" Më shumë se një milion burra, gra dhe fëmijë ishin gati dhe u larguan nga Egjipti atë natë. Joshua jetoi. Babai i tij e kapi për dore. Gjaku në arkitraun e shtëpisë i mbrojti dhe u shpëtoi jetën. Zoti dëshiron të mbrojë. Ai do jetën dhe jo vdekjen. Zoti Jezus u kryqëzua në kryq dhe më pas Ai vdiq. Gjaku i tij ishte shenja që Perëndia donte të na shpëtonte nga vdekja e përjetshme. Kjo është arsyeja pse Jezusi tha: "Kushdo që beson në mua, edhe sikur të vdesë, do të jetojë." (Gjoni 11:25) Folësit: Autori, djali, nëna, Zoti, Joshua, babai, Faraoni © E drejta e autorit: CEF Gjermani |