STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 064 (On the run) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi? -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi? -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu? -- Uzbek
DRAMAS -- perform them for other children!
Plays for children to perform
64. Në arratiËshtë super që po na dëgjoni tani! A e kaluat bukur Krishtlindjen? Shumë njerëz në mbarë botën festojnë Krishtlindjen dhe janë të lumtur që lindi Jezusi, Mbreti i përjetshëm. Por një person nuk ishte i lumtur në atë kohë, pothuajse 2000 vjet më parë. Mbreti Herod. Ai kishte frikë se mos humbiste fronin e tij. Dhe kjo është arsyeja pse ai donte ta vriste foshnjën Jezus sapo të dëgjonte nga dijetarët se ku ishte Jezusi. Por dijetarët nuk u kthyen në Jeruzalem. Sepse Zoti u tha atyre në ëndërr të bënin diçka tjetër. Zoti tha: "Mos u ktheni tek Mbreti Herod. Kurt ë ktheni në shtëpi shkoni nga një rrugë tjetër." Dhe kështu bënë. Kushdo që e njeh Jezusin personalisht i bindet Atij me kënaqësi. Ata u kthyen në një rrugë tjetër për në shtëpinë e tyre. Sidoqoftë, rreziku nuk u largua. Kështu Zoti i tha Jozefit në ëndërr se çfarë duhet të bënte. Zoti tha: "Çohu! Merre fëmijën dhe gruan dhe shkoni në Egjipt. Qëndro atje derisa të të them unë kur të kthehesh. Herod do bëjë ç’është e mundur që të vrasë fëmijën." Jozefi e donte Zotin dhe iu bind menjëherë. A bindeni edhe ju kur Ai ju thotë të bëni diçka? Në mes të natës, Jozefi u ngrit dhe iku në Egjipt bashkë me Marinë dhe foshnjën Jezus. Dhe pikërisht në kohën e duhur, sepse Herodi e kishte vënë re tashmë se dijetarët nuk ishin kthyer tek ai. Në zemërimin e tij, ai dha një urdhër të tmerrshëm. Herodi: "Vritni të gjithë djemtë e vegjël që janë më pak se dy vjeç. Ky urdhër do të zbatohet menjëherë në Betlehem si dhe në të gjithë zonën përreth." A ishte Herodi i çmendur? Ai shkaktoi aq shumë pikëllim me këtë urdhër. Por nuk mundi ta gjente foshnjën Jezus. Dhe nuk mund t'i bënte asnjë të keqe. Kur Jezusi ishte rreth tre vjeç, Mbreti i urryer vdiq. Një engjëll ia tha këtë Jozefit në ëndërr. Zoti tha: "Çohu! Merre fëmijën dhe nënën e tij dhe kthehuni në Izrael. Ai që donte të vriste fëmijën tashmë ka vdekur." Zoti nuk duhej t'i thoshte Jozefit dy herë. Jozefi i besoi fjalës së Zotit dhe iu bind. Ai shkoi bashkë me Marinë dhe foshnjën Jezus në shtëpinë e tyre. Dhe atje në Izrael, në qytetin e vogël të Nazaretit, Zoti Jezus u rrit, ashtu siç e kishte parathënë vetë Zoti. Folësit: Autori, zëri i Zotit, Herodi © E drejta e autorit: CEF Gjermani |