Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 092 (A man-eating tiger 4)
92. Tigri njeri – ngrënës 4
Sahib Grubb: "Ringu, çfarë ka? Pse je kaq nervoz?"
Ringu: "Sahib, ne do të gjuajmë një tigër. Një tigër që ha njerëzit po rrotullohet rreth fshatit tonë."
Sahib Grubb: "Do shkosh edhe ti?"
Ringu: "Po! Por çfarë do të ndodhë nëse ai ose shpirtrat e këqinj më sulmojnë mua?"
Sahib Grubb: "Është Dikush që do t'ju mbrojë. Ai është i fortë dhe mund të bëjë gjithçka. Ai është gjithashtu shumë më i fortë se shpirtrat e këqij. Jezusi! Në Bibël thuhet se Ai erdhi për të na çliruar nga fuqia e shpirtrave të këqij."
Ringu: "Është me të vërtetë Jezusi më i fortë se ata?"
Sahib Grubb: "Po, shumë më i fortë."
Ringu: "Unë dua të besoj në Të, ashtu si edhe ti."
Ringu e kishte aq të qartë se kishte nevojë për Jezusin. Ndaj u lut dhe e ftoi Atë në jetën e tij. Ai foli me Perëndinë e padukshëm dhe ishte shumë, shumë i sigurt se Jezusi e dëgjoi atë.
Sahib Grubb: "Ringu, ti mund të flasësh me Jezusin gjithmonë dhe t'i kërkosh Atij ndihmë, madje edhe në gjuetinë e tigrit."
Disa orë më vonë erdhi koha për t'u larguar. Burrat morën armët dhe Ringu një elektrik dore. Në heshtje ata u ngjitën drejt pemës së vjetër pranë pellgut me ujë të pijshëm. Ata ishin të tensionuar teksa shikonin zonën përreth. Ringu u lut në heshtje.
Ringu: "Zoti Jezus, të lutem na ndihmo të vrasim tigrin pa u vrarë më shumë njerëz. E shihni atë? Diçka po lëviz atje."
Ringu shtrëngoi krahun e babait të tij. Ai mezi merrte frymë. Tigri iu afrua demit të ngordhur që burrat e kishin vendosur atje si kurth dhe e sulmoi me uri. Tigri ngriti sytë dhe më pas ndodhiçdo gjë ndodhi kaq shpejt. (tingulli i një të shtënë me armë)
Babai: "Sa e shpifur! Më shkoi huq!"
Burri: "Ki kujdes! Po vjen! Do të na hidhet përsipër!"
Babai: "Ringu, drejtoja driten drejt në sy. Verboje me të!"
Ringu: "Ndihmë, elektriku ska fuqi. Zoti Jezus, çfarë duhet të bëj?"
Me gjithë forcën e tij Ringu hodhi elektrikun në tokë. Tigri doli në dritë. Një e shtënë u dëgjua.
Tigri kërceu edhe një herë në ajër dhe më pas u rrokullis mbrapa në barin e gjatë, i plagosur. Babai i Ringut mbushi armën e tij, tërhoqi këmbëzën (tingulli i një krisme arme) dhe kafsha e rrezikshme shtrihej e vdekur në tokë.
Të gjithë morën frymë më lehtësi dhe Ringu u lut në heshtje.
Ringu: "Zot, të falenderoj me gjithë zemër. Për ndihmën që na dhe!"
Zoti nuk braktis askënd. Çfarë keni përjetuar me Të?
Mund të më shkruani dhe të më tregoni se si Ai iu përgjigj lutjes suaj.
Folësit: Autori, Sahib Grubb, Ringu, babai, burri
© E drejta e autorit: CEF Gjermani