Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 012 (Joy that never leaves us)
12. Gëzim që nuk na braktis kurrë
Qielli i natës ishte i mbushur plot me yje. Në qytet kishte rënë errësira. Në fushë, barinjtë po kujdeseshin për delet e tyre. Kjo ishte punë shumë e vështirë. Madje ata nuk kishin as të drejta. Por ishin të përbuzur, njësoj si vjedhësit.
A nuk kishte ndonjë ndihmës apo Shpëtimtar për ta? Apo thjesht e pranuan faktin se ishin më të ulëtit në shoqëri?
Të lodhur, u mbështetën pas një trungu peme. Por befas u zgjuan të gjithë. Në mes të natës shkëlqeu një dritë e madhe. Ata i mbuluan sytë nga drita verbuese që të mund të shihnin më mirë. Dhe ata ishin shumë, shumë të frikësuar.
Një engjëll, një i dërguar i Zotit, erdhi tek ata nga qielli. Të frikësuar, barinjtë ia ngulën sytë lajmëtarit nga bota e mistershme e Zotit.
Engjëlli: "Mos u druani! Sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin. Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar; që është Krishti, Zoti. Dhe kjo do t’ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd."
Të shtangur, barinjtë dëgjuan me vëmendje. Një Shpëtimtar! Një gëzim i madh i mbushi zemrat e tyre. Zoti nuk i kishte harruar.
Pastaj kishte shumë engjëj në qiell që lavdëronin Perëndinë për mrekullinë e lindjes së Shpëtimtarit.
Barinjtë shkuan në han dhe gjetën Marinë, Jozefin dhe foshnjën Jezus. Ata u gëzuan shumë kur panë Jezusin, Shpëtimtarin.
Kjo është e vërtetë edhe për ju: Shpëtimtari lindi edhe për ju. Kërkojini Zotit Jezus të vijë në jetën tuaj dhe zemra juaj do të mbushet plot me gëzim.
Folësit: Autori, engjëlli
© E drejta e autorit: CEF Gjermani