Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 152 (Pass it on 2)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

152. Kalojeni 2


Jo, katër lebrozët nuk e prisnin këtë kur u futën fshehurazi në kampin e armiqve, të sëmurë dhe gjysmë të uritur.

Lebrozi i parë: "A po më bëjnë sytë? Nuk mund të jetë e vërtetë!"

Lebrozi i dytë: "Por po! Kampi është bosh! Armiqtë janë larguar!"

Lebrozi i parë: "Ndoshta është ndonjë kurth."

Por nuk ishte një kurth. Sirianët që kishin rrethuar qytetin e Samarisë për kaq gjatë dhe që u përpoqën t'i vdisnin izraelitët nga uria nuk gjendeshin gjëkundi.

Kush i përzuri ata?

Bibla na tregon sekretin: Zoti i gjallë bëri që ata të dëgjonin zhurmën e një ushtrie shumë të madhe. Dhe duke qenë se ata menduan se Izraeli ishte bashkuar me ushtritë e tjera, ata lanë çdo gjë dhe ikën me shpejtësi.

Zoti e bëri këtë mrekulli në perëndim të diellit, pikërisht në kohën kur të katër lebrozët shkuan t'i dorëzoheshin armikut.

Ata prisnin vdekjen dhe në vend të saj morën jetën.

Lebrozi i parë: "Sa shumë ushqim! Akoma nuk më besohet."

Lebrozi i dytë: "Çfarë çmimi! Shikoni! Rroba, ar dhe argjend."

Ata hëngrën dhe pinë. Si në ëndërr, kaluan nëpër kamp.

Lebrozi i parë: "Ajo që po bëjmë nuk është e drejtë. Nuk mund të mendojmë vetëm për veten tonë. Ne duhet t'u tregojmë atyre në qytet këtë lajm të mirë. Sepse nëse ne heshtim, atëherë të tjerët do të vdesin nga uria. Dhe atëherë ne do të ishim fajtorë për vdekjen e tyre."

Mbreti mendoi në fillim se ky lajm ishte mashtrim i armikut. Por të gjithë banorët u larguan nga qyteti, e panë që kjo ishte e vërtetë dhe plaçkitën kampin e sirianëve.

Zyrtari që tallej me Zotin u shkel për vdekje në portën e qytetit.

Gjithçka ndodhi ashtu siç tha Zoti.

Dikush e ndau lajmin e mirë. Kush e besoi, shpëtoi. Sa mirë që lebrozët nuk heshtën.

Më kujtohet ajo që Jezusi tha dikur: Unë jetoj dhe ju duhet të jetoni gjithashtu.

Ai dëshiron që njerëzit të jetojnë. Jo vetëm të mbijetojnë, por të jetojnë përjetësisht.

Shumë nuk e kanë dëgjuar lajmin e mirë ende. Kjo është arsyeja pse unë dua të ndaj lajmin e mirë për Jezusin. A do e ndani edhe ju?


Folësit: Autori, lebrozi i parë, lebrozi i dytë

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:30 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)