Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
Spotify Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
Malagasy
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
سِنڌِي‎
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 118 (Sled crash 2)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

118. Përplasja e slitës 2


A nuk do ishte më mirë të shkonit në shkollë me slitë sesa me autobusin e shkollës? Annette dhe Lukas që jetonin në Alpet zvicerane, shkonin me shpejtësi në luginë çdo mëngjes me slitat e tyre. Por jo bashkë sepse nuk e duronin dot njëri-tjetrin. Pse ishte kaq e vështirë për t'u marrë vesh vallë? Dhe të marten ndodhi diçka. Lukas nuk donte që kjo të ndodhte. Në të vërtetë nuk ishte ky qëllimi i tij. Ndërsa po I jepte slitës më shpejt, ai u përplas me slitën e Annette dhe ata të dy ranë në gropë.

Annette: "I çmendur! Nuk mund të jesh më i kujdesshëm? Nuk ke sy në ballë?"

Lukas: "Annette, më vjen keq. Prit, më lër të të ndihmoj."

Annette: "Më ler rëhat! Çohem vetë."

Lukas: "Mos u mërzit kaq shumë, o budallaqe."

E ftohur deri në palcë dhe me libra të lagur, Annette mbërriti shumë vonë në shkollë.

Mësuesi: "Annette, çfarë të ka ndodhur?"

Annette: "Është faji i Lukas. Më shtyu me forcë në gropë. Pastaj iku dhe më la vetëm."

Të gjithëve iu erdhi keq për Annette dhe e panë Lukasin me inat. Askush nuk e dinte që Annette në zemrën e saj ishte po aq e keqe sa Lukas. Të gjithë mbajtën anën e shoqes së mirë të klasës që nuk kishte më nënë.

Njerëzit shikojnë nga jashtë, por Zoti sheh zemrat tona.

Një zë i qetë i tha Annette dhe Lukas se urrejtja është mëkat. Por asnjëri prej tyre nuk donte të hidhte hapin e parë. Dhe situata u përkeqësua edhe më shumë.

Në pranverë pas shkrirjes së borës, Lukas takoi Danny-n i cili po luante me kotelen e tij në anën e malit.

Lukas: "Çfarë po bën?"

Danny: "Po mbledh lule për Annette."

Lukas: "Mirë, mirë, për Annette. Motra jote është e pamarrë vesh!"

Lukas i mori krokuset nga Deanny, i hodhi në tokë dhe i shkeli.

Danny: "Do i them Babit."

Lukas: "Jo, nuk do i thuash."

Lukas mori kotelen e Danny-t dhe e mbajti peshë mbi luginën e thellë. Pastaj gjithçka ndodhi me shpejtësi. Borëbardha e gërvishti dhe Lukas e la të bjerë në luginë. Danny, vetëm pesë vjeç, zbriti pas saj, rrëshqiti dhe ra në përrua. I shtangur, Lukas ia nguli sytë.

Lukas: "Danny! Danny, a je ende gjallë? Thuaj diçka!"

Asnjë përgjigje. Lukas shikoi përreth tij dhe vrapoi për në shtëpi. Ai u fsheh në hambar dhe qau pa pushim.

Çfarë ndodhi atëherë? Do ta zbuloni në dramën e ardhshme.


Folësit: Autori, Annette, Lukas, mësuesi, Danny

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:21 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)