Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 056 (God forgets no one 4)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

56. Zoti nuk harron asnjë 4


Jozefi priti. Kaloi një javë, kaloi edhe një tjetër. Një muaj. Dy muaj… kaloi kohë e gjatë dhe Jozefi mendoi:

Jozefi: "Fajtor nuk jam por jam i burgosur. Pse nuk më nxjerr askush që këtu?"

Një i burgosur që ishte lënë i lirë i premtoi Jozefit se do të fliste me Faraonin për të. Por ai e harroi fare Jozefin. Dhe që atëherë kishin kaluar dy vite. Por ishte një që nuk e kishte harruar Jozefin. Zoti. Ai i kishte premtuar Jozefit se do të ishte një sundimtar i madh. Dhe tani Perëndia filloi të realizonte premtimin e Tij.

Faraoni pa një ëndërr. Por askush nuk mund t'i tregonte atij se çfarë kuptimi kishte ëndrra. Ai u mërzit. Pastaj kamerieri që i shërbente Faraonit papritur iu kujtua diçka.

Kamarieri: "Njoh dikë që di të shpjegojë ëndrrat. Jozefin. Është në burg edhe pse është i pafajshëm. E kisha harruar fare."

Faraoni: "Ma sillni këtu menjëherë."

Urdhri i Faraonit u respektua.

Jozefi doli përpara sundimtarit të Egjiptit dhe u përkul para tij.

Faraoni: "Kam dëgjuar se ti mund të shpjegosh ëndrrat."

Jozefi: "Nuk jam unë, o i madhi Faraon, por Perëndia."

Faraoni: "Ëndërroja sikur isha pranë Nilit. Shtatë lopë të majme dolën nga uji, por u hëngrën nga shtatë lopë të dobëta. Pastaj pashë në ëndërr shtatë kallinj të trashë që u gëlltitën nga shtatë kallinj të hollë. Çfarë do të thotë kjo? A mund të më thuash?"

Jozefi: "Zoti ju ka treguar se po vijnë shtatë vite të frytshme. Një korrje e madhe do të vijë në Egjipt. Por pastaj do të pasojnë shtatë vjet zi buke. Asgjë nuk do të rritet. Kjo me siguri do të ndodhë. Gjëja më e mirë për të bërë është të gjesh një njeri të mençur që mund të mbledhë grurin në vitet e bollëkut, në mënyrë që njerëzit të mos vdesin nga uria në shtatë vitet e zisë."

Ky shpjegim e bindi Faraonin.

Faraoni: "Jozef, ti je personi i duhur. Zoti është me ty. Po të emëroj si asistentin tim. Çdokush në Egjipt do të të bindet ty."

Kështu u bë Jozefi njeriu i dytë më i fuqishëm në vend! Ai vështirë se mund ta besonte. Zoti nuk e kishte harruar, edhe nëse ndonjëherë dukej kështu.

Vëllezërit e urrenin, ai u shit si skllav dhe më pas u fut në burg, megjithëse ishte i pafajshëm.

Kuptova se Jozefi duroi dhjetë vite të vështira. Kjo duhet t'ju inkurajojë. Zoti nuk harron askënd. As ty. Besoni në Të dhe besojini Atij për jetën tuaj. Do të mahniteni nga ajo që bëri Perëndia nëpërmjet Jozefit.

Kjo është arsyeja pse duhet të siguroheni që të dëgjoni dramën tjetër.


Folësit: Autori, Jozefi, kamarieri, Faraoni

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:05 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)