STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 119 (Danni fell 3)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

119. Rënia e Danny 3


Gjyshja shikoi orën e kuzhinës. Danny duhet të ishte në shtëpi tashmë. Ajo u lut në heshtje ndërsa Annette dhe babai i saj u ngjitën në mal për ta kërkuar atë.

Babai: "Danny! Danny, a na dëgjon?"

Annette: "Babi, me siguri Lukas ka gisht në këtë mes. Po shkoj me vrap ta pyes."

Annette vrapoi në shtëpinë e fqinjit dhe më pas drejt hambarit. E shkathët si një mace e egër ajo u ngjit nëpër shkallë dhe u hodh mbi Lukas, i cili po qante.

Annette: "Ku është Danny? Çfarë i ke bërë?"

Lukas: "Nuk e di se ku është. Nuk ishte faji im."

Annette: "Për çfarë nuk ishte faji jot? Më thuaj se ku është ose do marr në telefon policinë."

Lukas: "Danny vdiq."

Fytyra e Anetës u zbardh u bë si bora. Pastaj ajo vrapoi pas Lukas i cili e çoi në luginën ku Danny kishte rënë. Babai zbriti poshtë me një litar. I shtrirë në një parvaz guri, e gjeti Danny me një këmbë të shtrembëruar shumë.

Babai: "Danny është gjallë! Ai nuk ra deri në fund dhe nuk u mbyt nga vrulli i lumit."

Annette pa teksa babai i saj doli nga e çara bashkë me Danny, ku madje kishte shpëtuar edhe kotelen.

Zoti e mbrojti jetën e Danny. Edhe pas gjithë kujdesit të mirë në spital, ai mund të ecte vetëm me paterica.

Annette: "Lukas është fajtori!"

A kishte të drejtë Annette? Ajo e urrente Lukasin dhe ishte gjithnjë e më e pakënaqur me të. Në zemrën e saj nuk kishte vend për gjithçka që babai i saj lexonte nga Bibla natën. Asaj nuk i interesonte që Jezusi i do të gjithë dhe do të na falë për urrejtjen tonë.

Ta fal? Jo. Ajo donte hakmarrje.

Një ditë, Annette pa një kalë të vogël të gdhendur bukur në shkallët e shtëpisë së fqinjit të saj. I pëlqeu shumë nga koka tek këmbët. Ishte bërë aq mirë.

Annette: "Nuk mendoja se Lukas ishte i aftë për këto lloj gjërash. Ai me siguri dëshiron të fitojë çmimin e parë në ndonjë konkurs në shkollë. Por nuk do e lejoj."

(tingujt e drurit që bien në tokë, duke e shkelur me këmbë)

Me një të goditur ajo e hodhi veprën e artit në tokë dhe e bëri copa-copa. E gjithë urrejtja që mbante në zemër doli në pah.

Annette e dinte që poshtërsia e saj ishte e gabuar, por mendoi se: Lukas është shumë më i keq se unë. Fshehurazi, ajo u largua.

Dhe drama tjetër do t'ju tregojë se çfarë ndodhi më pas.


Folësit: Autori, babai, Annette, Lukas

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:21 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)