STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 061 (A new star 1)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

61. Një yll i ri 1


Miliarda yje shkëlqenin në qiellin e natës. Burrat nga Babilonia vëzhgonin qiellin ndriçues me një teleskop.

Dijetari i parë: "Shiko atje, një yll i ri! Që ska qënë kurrë më parë."

Dijetari i dytë: "Ke të drejtë. Krejt papritur na doli një yll i ri. Çfarë do të thotë kjo?"

Këta dijetarë dinin shumë për astronominë. Për të gjetur përgjigjen e pyetjes së tyre, ata hulumtuan pllaka guri dhe rrotulla të gjata.

Dijetarei i parë: "Ja ku është: Ylli na tregon se Mbreti i Judenjëve ka lindur."

Dijetari i dytrë: "Një Mbret shumë i veçantë! Më mirë le të shkojmë e ta gjejmë dhe ta adhurojmë atë. Sepse është edhe Mbreti ynë në të njëjtën kohë."

Jezusi, Mbreti i përjetshëm kishte lindur.

Në fillim, Zoti lajmëroi barinjtë dhe më pas dijetarët e Babiblonisë.

Menjëherë pas kësaj, dijetarët ngarkuan çantat e udhëtimit dhe dhuratat në devetë e tyre. Duhet të ecnin për gati 1000 km. Udhëtimi i tyre zgjati për muaj të tërë. Por Jezusi ishte shumë i rëndësishëm për ta. Ata donin ta adhuronin dhe t'u tregonin të gjithëve se e pranonin Atë si Zot të jetës së tyre.

A do t'i tregoni Atij të njëjtën gjë në këtë sezon Krishtlindjesh? A dëshironi që Ai të jetë Zoti dhe Shpëtimtari juaj?

Të lodhur, më në fund dijetarët arritën në qytetin madhështor të Jeruzalemit.

Dijetari i parë: "Ku ndodhet Mbreti i sapolindur? Pamë yllin e Tij dhe kemi ardhur ta adhurojmë Atë."

Askush nuk iu përgjigjej. Njerëzit shokoheshin dhe vazhdonin të ecnin. Mbreti Herod u trondit më së shumti. Ky Mbret i tmerrshëm, të cilit të gjithë i kishin frikë, kishte frikë të humbiste fronin e tij. Ai thirri shpejt skribët e tij që të vinin tek ai.

Herodi: "A e dini se ku do të lindë Mbreti i Judenjëve?"

Skribët: "Sigurisht që e dimë. Sepse e kemi studiuar Fjalën e Zotit. Mbreti do të dalë nga Betlehemi."

Këto fjalë e goditën Herodin si një shpatë. Por ai nuk la askënd ta shihte frikën e tij. Fshehurazi, ai i pyeti njerëzit nga Babilonia:

Herodi: "Kur e patë yllin? Kur e patë për herë të parë?"

Çuditërisht, ja thanë datën. Tani ai e dinte se çfarë duhet të bënte.

Herodi: "Shkoni në Betlehem dhe kërkoni për fëmijën. Kur ta keni gjetur, kthehuni dhe më thoni, sepse edhe unë dua ta adhuroj."

A donte vërtet Herodi ta adhuronte? Jo. Ky gënjeshtar i tmerrshëm donte të ishte Mbreti i vetëm dhe për shkak të kësaj, ai donte të vriste Mbretin e ri. Dijetarët u larguan nga Jeruzalemi.

Në dramën tjetër, do të dëgjoni se çfarë ndodh më pas.


Folësit: Autori, tëdy dijetarët, Herodi, skribët

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:07 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)