STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 042 (TiFam, daughter of the witch doctor 1)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

42. TiFam, vajza e magjistarit 1


Mbi malet e Haitit doli dielli. TiFam jetonte me prindërit e saj në një kasolle të vogël balte. Ata ishin shumë të varfër dhe gjithmonë kishin frikë nga frymërat e liga. Ata nuk dinin asgjë për Perëndinë e vërtetë që i donte dhe që u thoshte: Mos kini frikë, sepse unë jam me ju.

Babai i TiFam, magjistari, Orestil, u ngrit herët dhe nëna e saj bënte punët e shtëpisë dhe punonte në fushë. TiFam shpesh duhej të ndihmonte.

Nëna: "TiFam, ne do të mbledhim patatet e ëmbla dhe do t'i çojmë në treg nesër. Shko dhe prit gjethe bananeje që t'i vendosin në shportë."

TiFam: "Nëse shkoj, mund ta blej fustanin e ri që më ke premtuar?"

Nëna: "Do ta shohim."

TiFam mori hanxharin dhe shkoi në plantacionin e bananeve. Shoqja e saj vrapoi nëpër fushë drejt saj.

Mary: "TiFam! TiFam!"

TiFam: "Mary, nesër do të blej një fustan të ri, një me fjalë në të."

Mary: "Fjalë? Ti akoma nuk di të lexosh. Do mësoj të lexoj njëherë pastaj do blej diçka të tillë."

TiFam: "A do blesh ndonjë hajmali për babain që të jetë i mbrojtur?"

Mary: "Jo, Nuk përdorim më gjëra të tilla. Jemi të Krishterë dhe do të blejmë një Bibël."

TiFam: "Mary, je çmendur! Shpirtërave të këqinj nuk do u vijë mirë. Do sëmuresh."

Mary: "TiFam, nuk kam frikë më. Jezusi është më i fortë se frymërat e liga. Ai ka thënë: Mos ki frikë sepse jam me ty. Victor na i tha këtë gjë nga Bibla."

TiFam: "Ato janë gënjeshtra, vetëm gënjeshtra."

TiFam mbajti hajmalinë e saj dhe iku me vrap.

TiFam: "Mami, Mary nuk mban më hajmali sepse janë bërë të Krishterë."

Të krishterët janë njerëz që i përkasin Jezusit dhe për këtë arsye, nuk duan të kenë më asgjë të bëjnë me hajmalitë, zodiakun, horoskopët apo bestytnitë. Perëndia i ndalon këto gjëra në Fjalën e Tij.

A jeni ju të varur ndaj këtyre gjërave, apo do t'i jepni Jezusit besimin tuaj? Vetëm ai mund të jetë mbrojtja dhe ndihma juaj. Ai gjithashtu ju thotë: Mos kini frikë se unë jam me ju.

TiFam nuk e dinte që ne mund t'i lutemi Jezusit. Ajo jetonte gjithmonë me frikë.

Kur Orestil, magjistari, dëgjoi se Mary dhe prindërit e saj ishin bërë të krishterë, fytyra e tij u errësua dhe më pas…

Se çfarë ndodh më pas në këtë histori të vërtetë misionare do e tregojmë në dramën vijuese.


Folësit: Autori, nëna, TiFam, Mary

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:02 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)