STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 030 (Meeting Jesus)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

30. Takimi me Jezusin


A keni dashur ndonjëherë që të kishit jetuar 2000 vjet më parë dhe të kishit takuar Jezusin? Ta shihnit dhe ta dëgjonit Atë?

Melanie, po me ty si ndodhi? Kur e takove Jezusin?

Melanie: "Në programin për fëmijë që mami im na mëson në shtëpinë tonë. Ne folëm se si dikush mund të shkojë në parajsë vetëm nëpërmjet Jezusit dhe se Ai mund t'i falë të gjitha mëkatet tona sepse vdiq për ne. Dhe mendoja me vete, nëse dikush që nuk ka mëkatuar kurrë do të bënte një gjë kaq të mrekullueshme për të tjerët, atëherë Ai duhet të na dojë shumë. Kështu që vendosa ta ftoj në zemrën time."

Si e ftove në zemrën tënde?

Melanie: "Kur u luta."

Çfarë ndodhi pas kësaj?

Melanie: "Pas kësaj, unë mund t'i tregoja Atij gjithçka që më trishtonte dhe mund ta falënderoja për ndihmën e tij. Ai më bëri një person të ri dhe e di që gjithmonë do të kem dikë të cilit mund t'i besoj dhe që nuk do të më zhgënjejë kurrë."

Sarah, edhe ti e ke takuar Jezusin? Na trego si ndodhi.

Sarah: "Nga një këngë që më pëlqen shumë (luaj muzikë në sfond):

'Asnjë i pasur, apo i varfër qoftë, as i rritur e as i vogël.
Nuk ka të thjeshtë apo të mirë; sa për dashurinë e Tij ska nevojë.
Zoti derën hapur e ka - për secilin që e kërkon.
Në vend të fajit dashuri të jep, sepse besnik Fjalës i qëndron.'

Ndërsa e këndova atë këngë, kuptova se ishte e vërtetë për mua. Atë mbrëmje fola me nënën time për këtë dhe u luta bashkë me të. Kështu takova Jezusin. I kërkova të vinte në jetën time. Dhe ndjeva sikur një barrë e madhe sapo më ra nga supet - u ndjeva kaq e lirë! Në çdo rast, askush nuk duhet të ketë pengesa për takimin me Jezusin - është super."

Jezusi dëshiron që ju ta njihni Atë, sepse Ai ju do.

Ai tha: "Dhe atë që vjen tek unë, nuk do ta nxjerr jashtë kurrë." (Gjoni 6:37)

Pse nuk bëni atë që bëri Melanie - t'i rrëfeni mëkatet tuaja, dhe siç bëri Sarah - kërkoni që Ai të vijë në jetën tuaj. Jezusi i përgjigjet lutjes. Dhe do të bëheni fëmijë i Zotit.


Folësit: Autori, Melanie, Sarah

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 11:59 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)