Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
Spotify Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
Malagasy
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
سِنڌِي‎
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 084 (The mysterious dream 2)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

84. Ëndrra misterioze 2


Mbreti Nebukadnetsar nuk mund të flinte fare. I shqetësuar u rrotullua nga njëra anë në tjetrën. Pastaj thirri një nga shërbëtorët e tij. (tingulli i një zile)

Shërbëtori: "O mbret jetofsh përjetë. Çfarë mund të bëj për ju?"

Mbreti: "Thirri të gjithë këshilltarët dhe magjistarët e mi menjëherë."

(tingulli i shumë zërave, njerëzit që ecin, pastaj qetësi)

Mbreti: "Pashë një ëndërr që më ka turbulluar shumë. Më thoni kuptimin e kësaj ëndrre."

Magjistarët: "Tregojua ëndrrën shërbëtorëve të tu dhe do ju tregojmë kuptimin e saj."

Mbreti: "Jo, ju duhet të më tregoni mua ëndrrën. Ju urdhëroj! Ma tregoni ëndrrën, dhe do ju shpërblej. Nëse nuk ma thoni, do ju vras."

Magjistarët: "Le t’u tregojë mbreti ëndrëën shërbëtorëve të vet, dhe ne do t’i japim interpretimin."

Mbreti: "Justifikime koti. Doni të përfitoni më shumë kohë."

Magjistarët: "Ne mund të interpretojmë ëndrrat, por nuk ka njeri mbi tokë të të tregojë ëndrrën që ju keni parë. Ajo që kërkoni është e pamundur."

Mbreti u tërbua: "Do t’ju shfaros të gjithëve!"

Edhe Danieli dhe miqtë e tij u prekën nga ky vendim. Por Danieli nuk kishte frikë. Kur dëgjoi arsyen e këtij dekreti të tmerrshëm, hyri në shtëpinë e tij dhe ua tha miqve të tij.

Danieli: "Le të lutemi. Zoti ynë di gjithçka. Mund të ma tregojë ëndrrën e mistershme."

Zoti ishte i vetmi që mund ta ndihmonte. Dhe Ai e bëri. Natën, Perëndia ia zbuloi ëndrrën Danielit.

Danieli: "Je një Zot i mrekullueshëm. Faleminderit! Ti di gjithçka. Dhe u përgjigjesh lutjeve tona."

Danieli kërkoi t’a çonin tek mbreti.

Mbreti: "A mund të ma tregosh me të vërtetë ëndrrën time?"

Danieli: "Asnjë njeri nuk mund të bëjë atë që kërkon Mbreti. Por Zoti i gjallë mund të zbulojë të gjitha misteret. Ai ju tha në ëndërr se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Mbreti ëndërroi për një statujë të madhe. Pamja e saj ishte e mrekullueshme. Koka ishte prej ari të pastër. Kjo përfaqëson mbretërinë tuaj. Është më e madhja dhe më e forta nga të gjitha. Por mbretëritë që do të vijnë pas jush do të zvogëlon gjithnjë e më shumë. Dhe në fund, mbretëria do të përçahet Por në të njëjtën kohë, Zoti do të ndërtojë mbretërinë e Tij. Mbretëria e Perëndisë do të mbetet përgjithmonë. Është e përjetshme. Ëndrra juaj është e vërtetë."

Mbreti: "Zoti yt është Mbret i Mbretërve!"

Mbreti ishte i impresionuar me interpretimin e ëndrrës. Ai e bëri Danielin shumë të pasur dhe i dha shumë dhurata.

Dhe se çfarë bëri më pas do t’a dëgjoni në dramën e radhës.


Folësit: Autori, shërbëtori, mbreti, magjistarët, Danieli

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:13 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)