Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 143 (Like the Chinese 4)
143. Si Kinezi 4
Kur ishte pesë vjeç, Hudson Taylor e dinte se çfarë donte të bëhej kur të rritej.
H. T.: "Kur të rritem, do të bëhem misionar dhe do të shkoj në Kinë."
Kur u bë 21 vjeç, udhëtoi për në Kinë, mësoi gjuhën dhe u tregoi shumë njerëzve për Jezusin. Por edhe puna më e mirë ndonjëherë është shumë e vështirë.
Burri: "Hej, çpo bën aty? Ik largohu!"
Ushtari: "Do ta vrasim atë djallin e huaj dhe shokët e tij."
Burri: "Jo, le t’i çojmë tek burokrati i nivelit të lartë."
Ushtarët mizorë i rrahën misionarët dhe po e mbysnin Hudsonin derisa ai pothuajse vdiq. Gjithçka dhembte tmerrësisht shumë, por ai ende nuk e kishte humbur humorin e tij.
H. T.: "Prit, miku im, kjo është diçka për të shkruar në ditarët tanë."
Ata vazhduan para nga dashuria për Jezusin, sepse Ai vuajti shumë më tepër kur vdiq në kryq për mëkatet e çdo personi. Hudson mendoi për këtë dhe e deshi Zotin Jezus edhe më shumë. Njohja e kësaj të vërtete i dha forcë kur u tërhoqën zvarrë në gjykatë.
Burokrati i nivelit të lartë dëgjoi shpjegimin e tyre.
H. T.: "Ne duam t'u tregojmë njerëzve në Tungschau për Jezusin, Shpëtimtarin. Ai i do të gjithë. Kjo është shkruar në Bibël. Ne do t'jua bëjmë dhuratë këtë libër."
Burokratit të nivelit të lartë i pëlqeu. Në vend që ti godiste u dha çaj. Në vend të burgut, ai i lejoi të predikonin për Jezusin.
Jezusi i bën gjërat të ndodhin. Hudson e falënderoi Atë për këtë gjë. Por më pas, ai shkoi në shtëpinë e tij, i rraskapitur. Ndihmësi i tij kinez po e vëzhgonte ndërsa ai hëngri orizin dhe vezët e rosës me shkopinj.
Kinezi: "Z. Taylor, ju hani njësoj si ne, dhe flisni si ne, por pse nuk visheni si ne?"
H. T.: "Pse jo? Kjo është një pyetje e mirë! A mundem?"
Kinezi: "Njerëzit me siguri do t'ju dëgjonin më shumë nëse do të dukeshit si kinez."
H. T.: "Hm! Kur Jezusi erdhi në tokë, Ai u bë një njeri ashtu si ne. Ai u bë si ne. Dhe unë dua të bëhem si kinezët. A do të më ndihmosh?"
Nga dashuria për Jezusin, Hudson ndërroi kostumin e tij anglez me veshjen kineze. Një gërshetë e gjatë dhe e zezë e bënte të dukej bukur.
Kinezi: "Tani dukesh si kinez!"
Në ishullin Tsung Ming, Hudson Taylor mësonte Biblën dhe kujdesej për të sëmurët.
Por papritmas lindën disa probleme.
Gruaja e parë: "E dëgjuat? I miri Zoti Taylor duhet të largohet nga ishulli."
Gruaja e dytë: "Mjekët tanë janë xhelozë sepse ai kujdeset për më shumë pacientë dhe ka ilaçe më të mira se ata."
Gruaja e parë: "E bënë të dukej keq para burokratit të nivelit të lartë."
Po pastaj? Do t'ju tregoj në dramën e ardhshme.
Folësit: Autori, Hudson Taylor si fëmijë, burri, ushtari, Hudson Taylor si i rritur, Kinezi, gruaja e parë, gruaja e dytë
© E drejta e autorit: CEF Gjermani