Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 016 (Gone without a trace 1)
16. Larguar pa lënë gjurmë 1
Çfarë operacioni i madh kërkimi! E kërkonin aty-këtu. Por pa sukses. E kërkuan në bregun e lumit Jordan; e kërkuan në qytet; e kërkuan në mal. Por askund nuk gjetën as një gjurmë të tij.
Pesëdhjetë burra morën pjesë në kërkim për tre ditë rresht. Por askush nuk e kishte parë, askush nuk mund të jepte asnjë informacion për të. Thjesht nuk gjendej gjëkundi. Kush? A mund t’a gjeni se kush është. Me siguri e keni dëgjuar emrin e tij të paktën një herë.
Fakte të rëndësishme për të:
Origjina: Tishbiti
Profesioni: profet
Ai foli në emër të Perëndisë dhe gjithçka që profetizoi u realizua.
Me guxim, ai i tregoi mëkatet mbretit.
Për një kohë, një korb i solli mëngjes dhe darkë.
Në një mal ai u lut dhe Zoti lëshoi zjarrin nga qielli.
Emri i tij do të thotë, "Perëndia im është Zoti".
A e dini se kush është ky person?
Një varg nga Bibla do ju ndihmojë t’a gjeni përgjigjen.
Tek 1 Mbretërve 17, vargu 13 (mund ta gjeni këtë libër në fillim të Biblës në Dhiatën e Vjetër) është emri i personit për të cilin po flasim.
Kur ta gjeni emrin e tij, na dërgoni dhe do të merrni një përgjigje.
Së shpejti do të dëgjoni më shumë për këtë person.
Folësi: Autori
© E drejta e autorit: CEF Gjermani