STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 114 (An angel came) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
114. Ardhja e një engjëlliMarku u shtri mbi qilim. Ishte shumë i dhënë pas një libri emocionues (tingulli i ziles së derës). Mark: "Kush I bie derës kësaj herë?" (tingulli i hapjes së derës) Mark: "Aleks, ti je? Nga ke ardhur?" Ja vlejti surpriza. Marku mbeti pa fjalë. Shoku i tij më i mirë ishte larguar dy vjet më parë dhe ata nuk ishin parë fare gjatë asaj kohë. Një vajzë e re në Izrael u surprizua nga një vizitor i panjohur. Pa lënë takim. Papritur ai qëndroi përballë saj: një engjëll! Kështu është Zoti. Ai vjen papritur. Kur askush nuk e pret fare. Maria u trondit. Engjëlli: "Mos ki frikë, Mari. Zoti të do." Zoti vjen dhe flet me ne. Dhe Ai e bën këtë edhe sot. Ai na flet nëpërmjet Fjalës së Tij, Biblës. Ndonjëherë Ai flet përmes mrekullive apo edhe njerëzve të tjerë. Në kohën kur nuk kishte Bibël, Ai shpesh fliste në ëndrra ose u dërgonte engjëj njerëzve. Engjëlli: "Mari, Zoti është me ty. Do të lindësh një djalë. Dhe do ti vësh emrin Jezus." Maria: "Si eshte e mundur? Unë nuk jam e martuar dhe nuk kam burrë." Engjëli: "Zoti do të bëjë një mrekulli në ty. Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe do t'ju mbulojë. Për këtë arsye djali juaj do të quhet Biri i Perëndisë." Maria: "Ja shërbëtorja e Zotit. Le të më ndodhë sipas fjalës sate." Mrekullia ndodhi. Në një stallë në Betlehem lindi Biri i Perëndisë. Nëpërmjet Jezusit Zoti erdhi në botën tonë. Zoti erdhi tek ne që ne të mund të shkonim tek Ai. E kam festuar shpesh Krishtlindjen, por kjo mrekulli vazhdon të më mahnitë edhe sot e kësaj dite. Zoti i madh u bë njeri dhe erdhi tek ne. Nëpërmjet Jezusit, Zoti na u afrua, aq afër sa njerëzit mund ta shihnin dhe ta preknin. Kjo i lumturoi aq shumë barinjtë në atë kohë. Zoti erdhi tek ne dhe nëpërmjet Jezusit, Ai mund të vijë tek ju. A do të dëshironit ta ftoni Atë në jetën tuaj? Nëse po atëherë lutuni kështu: Mark: "Zot Jezus, të lutem eja në jetën time. Po e hap derën e zemrës sime. Dua të të përkas përgjithmonë. Faleminderit për dashurinë e madhe që ke për mua." Zoti vjen tek ju që të mund të vini tek Ai. Folësit: Autori, Mark, engjëlli, Maria © E drejta e autorit: CEF Gjermani |