STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 084 (The mysterious dream 2) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi? -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish? -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
84. Ëndrra misterioze 2Mbreti Nebukadnetsar nuk mund të flinte fare. I shqetësuar u rrotullua nga njëra anë në tjetrën. Pastaj thirri një nga shërbëtorët e tij. (tingulli i një zile) Shërbëtori: "O mbret jetofsh përjetë. Çfarë mund të bëj për ju?" Mbreti: "Thirri të gjithë këshilltarët dhe magjistarët e mi menjëherë." (tingulli i shumë zërave, njerëzit që ecin, pastaj qetësi) Mbreti: "Pashë një ëndërr që më ka turbulluar shumë. Më thoni kuptimin e kësaj ëndrre." Magjistarët: "Tregojua ëndrrën shërbëtorëve të tu dhe do ju tregojmë kuptimin e saj." Mbreti: "Jo, ju duhet të më tregoni mua ëndrrën. Ju urdhëroj! Ma tregoni ëndrrën, dhe do ju shpërblej. Nëse nuk ma thoni, do ju vras." Magjistarët: "Le t’u tregojë mbreti ëndrëën shërbëtorëve të vet, dhe ne do t’i japim interpretimin." Mbreti: "Justifikime koti. Doni të përfitoni më shumë kohë." Magjistarët: "Ne mund të interpretojmë ëndrrat, por nuk ka njeri mbi tokë të të tregojë ëndrrën që ju keni parë. Ajo që kërkoni është e pamundur." Mbreti u tërbua: "Do t’ju shfaros të gjithëve!" Edhe Danieli dhe miqtë e tij u prekën nga ky vendim. Por Danieli nuk kishte frikë. Kur dëgjoi arsyen e këtij dekreti të tmerrshëm, hyri në shtëpinë e tij dhe ua tha miqve të tij. Danieli: "Le të lutemi. Zoti ynë di gjithçka. Mund të ma tregojë ëndrrën e mistershme." Zoti ishte i vetmi që mund ta ndihmonte. Dhe Ai e bëri. Natën, Perëndia ia zbuloi ëndrrën Danielit. Danieli: "Je një Zot i mrekullueshëm. Faleminderit! Ti di gjithçka. Dhe u përgjigjesh lutjeve tona." Danieli kërkoi t’a çonin tek mbreti. Mbreti: "A mund të ma tregosh me të vërtetë ëndrrën time?" Danieli: "Asnjë njeri nuk mund të bëjë atë që kërkon Mbreti. Por Zoti i gjallë mund të zbulojë të gjitha misteret. Ai ju tha në ëndërr se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Mbreti ëndërroi për një statujë të madhe. Pamja e saj ishte e mrekullueshme. Koka ishte prej ari të pastër. Kjo përfaqëson mbretërinë tuaj. Është më e madhja dhe më e forta nga të gjitha. Por mbretëritë që do të vijnë pas jush do të zvogëlon gjithnjë e më shumë. Dhe në fund, mbretëria do të përçahet Por në të njëjtën kohë, Zoti do të ndërtojë mbretërinë e Tij. Mbretëria e Perëndisë do të mbetet përgjithmonë. Është e përjetshme. Ëndrra juaj është e vërtetë." Mbreti: "Zoti yt është Mbret i Mbretërve!" Mbreti ishte i impresionuar me interpretimin e ëndrrës. Ai e bëri Danielin shumë të pasur dhe i dha shumë dhurata. Dhe se çfarë bëri më pas do t’a dëgjoni në dramën e radhës. Folësit: Autori, shërbëtori, mbreti, magjistarët, Danieli © E drejta e autorit: CEF Gjermani |