Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 066 (He's finally here)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

66. Më në fund këtu


Sven: "Kur do të kthehet ai?"

Sven mezi po pret. Ngeli duke vrapuar për tek dritarja.

Sven: "Mami, kur do vijë Babi në shtëpi?"

Nëna: "Nuk do vonohet dhe shumë. Ka planifikuar të vijë në shtëpi pas udhëtimit të punës. Shpresoj mos ngecet në trafik."

Sven: "Do të më sjellë një lojë të re kompjuteri. Ah sikur të vinte tani!"

Sikur të vinte! Njerëzit në Izrael menduan pikërisht të njëjtën gjë shumë vite më parë. Ata prisnin dhe shpresonin se Ai do të vinte së shpejti, Shpëtimtari që Perëndia kishte premtuar. Andrea mezi priste. Ai priste me padurim Atë që do të sillte shpëtim dhe paqe. Më së shumti i pëlqente të rrinte me Gjonin. Ai gjithmonë fliste për Të dhe madje e kishte parë Atë!

Pastaj erdhi dita më e mirë e jetës së Andreas.

Ai qëndroi pranë Gjonit në lumin Jordan kur Gjoni papritmas bërtiti:

Gjoni: "Shiko, ja ku është Ai: Jezusi! Shpëtimtari i premtuar."

Andrea shikoi nga drejtimi ku qëndronte Jezusi.

Andrea: "Ja ku është! Erdhi më në fund."

Andrea donte të njihte Jezusin. Ai eci me mikun e tij pas Jezusit. Jezusi e di saktësisht se kush e kërkon dhe kush dëshiron ta njohë Atë. Ndaj u kthye dhe e pyeti:

Jezusi: "Kë po kërkon? Çfarë dëshiron?"

Andrea: "Ku jeton ti?"

Jezusi: "Eja me mua dhe do të ta tregoj."

Me gëzim dhe emocion të madh, ata shkuan me Jezusin. E panë se ku jetonte dhe qëndruan gjithë ditën me Të.

Të jesh me Jezusin është gëzimi i madh. A e keni këtë gëzim? Andrea mund të kishte shpërthyer nga gëzimi. Ai thjesht duhej t'i tregonte dikujt për këtë përvojë të mrekullueshme.

Ndajeni - kjo është e gjitha! Kujt mund t'i tregoni për Jezusin sot?

Andrea i tha më së pari vëllait të tij.

Andrea: "Simon, e gjetëm Atë! Jezusi është këtu. Eja me mua, duhet ta takosh me patjetër Atë!"

Ngazëllimi i Andreas ishte ngjitës. Simoni i besoi vëllait të tij dhe shkoi me të. Dhe ishte sikur Jezusi ta kishte pritur atë. Jezusi madje ia dinte edhe emrin.

Jezusi: "Ti je Simoni. Por duke filluar nga sot, do të quhesh Pjetër."

Një emër i ri. Kjo do të thotë se Jezusi do ta bëjë atë një person të ri. Gjetja dhe ndjekja e Jezusit do të na ndryshojë jetën.

Kjo më jep kurajo, sepse Ai më ndryshon edhe mua.


Folësit: Autori, Sven, nëna, Gjoni, Andrea, Jezusi

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:08 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)