Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 014 (A slap for the King)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

14. Një shuplakë Mbretit


Shumë kohë më parë, vikingët pushtuan Anglinë. Këta marinarë të egër përhapin frikë dhe panik. Ata vodhën, vranë dhe dogjën shtëpi dhe kisha.

Për njëfarë kohe mbreti Alfred fitoi kundër tyre, por më pas u mund. Armiqtë e tij e ndoqën. Ndaj ai duhej të linte kështjellën e tij dhe të ikte.

Ai u maskua si vagabond dhe u fsheh në pyll. Një Mbret i panjohur! Vetëm disa njerëz e dinin se kush ai ishte. Një nga këta njerëz ishte edhe bariu Ulfric. I cili kurrë nuk do ta tradhëtonte Mbretin e tij. E ftoi në vilën e tij, por as gruaja e tij nuk e dinte se kush ishte mysafiri i tyre. Ajo u befasua që i ftuari i tyre u ul në tryezë, i zhytur në mendime. Dhe nuk i la përshtypjen e një Mbreti.

Një ditë ajo e qortoi atë:

Gruaja: "Mjaft kam duruar! Gjithë ditën rri ulur dhe nuk bën asgjë. Shikoje kekun të mos digjet. Se po shkoj te pusi për të mbushur ujë."

Mbreti Alfred shkoi i heshtur drejt sobës. Ai mendonte për armiqtë e tij. Ndoshta ka një mënyrë tjetër për të fituar…

Një shuplakë në fytyrë e zgjoi nga ëndrrat e veta. Gruaja ishte kthyer, keku ishte djegur dhe vinte një erë e tmerrshme.

Gruaja: "Dembel njeri! Ik që këtu!"

Në atë moment burri i saj u fut në guzhinë.

Burri: "Moj grua, si guxon ti flasësh Mbretit në atë mënyrë? A nuk e njohe vallë?"

Se çfarë ndodhi më pas, nuk do t’a dimë kurrë.

Por kjo histori e Mbretit të panjohur më kujton Zotin Jezus. Ishte edhe më keq për Të, apo jo? Ndërsa Ai shtrihej në grazhd 2000 vjet më parë, vështirë se dikush e njohu si mbret. Dhe më vonë njerëzit nuk e donin as si Birin e Perëndisë pranë. I dënuar dhe i përbuzur vdiq në kryq.

Po sot? Edhe sot Ai është akoma një Mbret i panjohur.

A do e lejosh Atë të jetë Mbret i jetës tënde?


Folësit: Autori, gruaja, burri

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 11:56 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)