STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 105 (The sign on the door 5)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

105. Shënja në derë 5


Në mëngjes furgoni ndaloi para shtëpisë.

Djali: "Mami, ata mbërritën."

Nëna: "Mund ta mbash kafazin e zogut?"

Djali: "Hoëie, a e dëgjove - po lëvizim (tingulli i një zogu që cicëron)! Je i kenaqur? Unë për vete jam shumë i emocionuar."

Kurse të rriturve nuk u mbaron kurrë stresi.

Si duhet të ketë qenë atëherë, kur jo vetëm një familje, por një komb i tërë duhej të shpërngulej?

Kishin një kohë të gjatë që donin të largoheshin nga Egjipti dhe të dilnin nga skllavëria e atjeshme. Por Faraoni nuk i la të shkojnë. Ai i bëri ata të qëndrojnë. Ata duhej të punonin akoma më shumë. Ditë e natë ata i thërrisnin Zotit për nevojën e tyre. Zoti bëri shumë mrekulli, por Faraoni u tregua shumë zemërgur. Zoti i kërkoi Moisiut të bënte të njëjtën gjë.

Zoti: "Moisi, shko te Faraoni. Sonte do të kaloj nëpër vendin e Egjiptit dhe në çdo familje do të vdesë djali i madh."

Në mbrëmje, një djalë izraelit pa se si babai i tij therte një qengj.

Joshua: "Babi, pse duhet të vdiste qengji?"

Babai: "Joshua, që ti të jetosh. Kështu deshi Zoti."

Babai mori pak nga gjaku i qengjit dhe e stërkiti arkitraun e shtëpisë.

Majtas, djathtas, sipër.

Babai: "Gjaku është një shenjë. Zoti do të kalojë mbi shtëpinë tonë sonte dhe kur të shohë gjakun do të na mbrojë."

Joshua: "Më vjen shumë keq për qengjin, por do të më shpëtojë jetën."

Secila familje izraelite i stërkiti portat e tyre me gjakun e një qengji.

Babai: "Joshua, hyr brenda, tashmë është errësirë. Vishu. Duhet të jemi gati."

Ata hëngrën në këmbë. Rreth mesnatës, dëgjuan klithma të forta. Në çdo shtëpi egjiptiane kishte vdekur djali më i madh.

Faraoni: "Largohuni sa më shpejt nga Egjipti. Largohuni me gjithçka që ju takon. LARGOHUNI TANI!"

Më shumë se një milion burra, gra dhe fëmijë ishin gati dhe u larguan nga Egjipti atë natë.

Joshua jetoi. Babai i tij e kapi për dore. Gjaku në arkitraun e shtëpisë i mbrojti dhe u shpëtoi jetën.

Zoti dëshiron të mbrojë. Ai do jetën dhe jo vdekjen.

Zoti Jezus u kryqëzua në kryq dhe më pas Ai vdiq. Gjaku i tij ishte shenja që Perëndia donte të na shpëtonte nga vdekja e përjetshme. Kjo është arsyeja pse Jezusi tha: "Kushdo që beson në mua, edhe sikur të vdesë, do të jetojë." (Gjoni 11:25)


Folësit: Autori, djali, nëna, Zoti, Joshua, babai, Faraoni

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:18 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)