STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 059 (Tears on Christmas 1)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

59. Lotë për Krishtlindje 1


Në konviktin e krishterë të gjithë po bëheshin gati të largoheshin. Turea i priste me padurim pushimet e saj të Krishtlindjes. E mori babai i saj. Ishte një udhëtim i gjatë për në shtëpi. Turea mendoi për shumë gjëra.

Turea: "Babi, a do më njohë Rachede? Si ka qënë Hassan?"

Turea ishte e lumtur që pa vëllezërit e motrat e saj, macen dhe dhitë.

Kur arritën në fshatin e tyre, panë dritën e qiririt në dritare. Jashtë vetëtimat fluturuan përreth. Dhe vajzat që nxirrnin ujë nga pusi thirrën:

Vajza: "Çkemi, Turea! Jemi shumë të lumtura që u ktheve. Si ke qënë? A do të na tregosh për shkollën?"

Turea: "Po. Por nesër. Tani është vonë. Ejani dhe më vizitoni."

Nëna e saj përgatiti vaktin e preferuar të Tureas. Kishte shumë për të thënë. Ndonëse Turea kishte kaq shumë kohë që ishte larguar, ishte ende si dikur. Por kishte një gjë që ishte ndryshe! Ajo mendoi për këtë kur u shtri në dyshekun e saj për të fjetur.

Ishte Krishtlindje. Askush në fshat nuk do të festonte. Turea ishte e vetmja që e donte Jezusin. Ajo donte të festonte, por nuk dinte si.

Turea: "Kam një ide. Nesër do çohem herët dhe do lexoj Biblën."

Dhe u çua. Ajo doli nga shtëpia dhe u ngjit në kodër. Ajo u ul atje vetëm dhe lexoi për Marinë, Jozefin dhe foshnjën Jezus.

Turea: "Jezusi erdhi, por njerëzit e tij nuk e pranuan. Zoti Jezus, atëherë dyert në Betlehem ishin të mbyllura dhe sot zemrat janë të mbyllura."

Kur Turea ishte dhjetë vjeç, ajo kërkoi Jezusin në jetën e saj dhe i besoi Atij si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj.

Hassan: "Turea, po të kërkoja. Çfarë po lexon?"

A do t'i tregonte vëllait të saj se po lexonte një histori biblike? Mund të ketë pasoja të tmerrshme për të. Por ajo gjithsesi e bëri. Në të gjithë botën, këmbanat po binin në Krishtlindje dhe në të njëjtën kohë një djalë i vogël dëgjoi historinë për Jezusin për herë të parë.

Dita e Krishtlindjes nisi kaq bukur, por në fund të ditës do të kishte lot. Pse? Do t'ju tregojmë në dramën e ardhshme.


Folësit: Autori, Turea, vajza, Hassan

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:06 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)