Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 115 (The greatest Christmas present)
115. Dhurata më e madhe e Krishtlindjes
Vajza: "Mezi pres sat ë vijë Krishtlindja. Këtë vit lista e dëshirave të mia është një milje e gjatë."
Djali: "Shpresoj që dëshira ime më e madhe të realizohet. Dua shumë një Smartphone të ri."
Duhet të prisni edhe pak.
Vajza: "Po, fatkeqësisht!"
Po fatmirësisht jo aq gjatë sa Simeoni.
Djali: "Kush është ai?"
Bibla e prezanton kështu: jo më aq i ri, në fakt, mjaft i vjetër. Ai jetoi në Jeruzalem dhe ishte besnik ndaj Perëndisë. Atij iu desh të priste 40 vite të tëra – ndoshta edhe më gjatë – derisa të plotësohej dëshira e tij më e madhe.
Vajza: "Kaq shumë kohë? Dhe cila ishte dëshira e tij më e madhe?"
Dëshira e tij lidhej me një nga premtimet e Zotit.
Zoti: "Simeon, ti do të vdesësh vetëm pasi të kesh parë Shpëtimtarin e botës."
Edhe pse Simeonit iu desh të priste, të priste dhe të priste, ai kurrë nuk hoqi dorë nga shpresa. Sepse ai e dinte se mund të mbështetej te Perëndia.
Një ditë ai hyri në tempull. Dhe pikërisht në atë moment mbërritën edhe Maria, Jozefi dhe foshnja Jezus. Kur Simeoni pa foshnjën, papritmas e kuptoi: ky është Shpëtimtari i premtuar!
Simeoni pa Jezusin. Tani dëshira e tij më e madhe u plotësua. Kjo e bëri atë më të gëzuar se të gjitha dhuratat në botë!
Me gëzim të madh e mori foshnjën në krahë dhe u lut.
Simeoni: "Zot, tani mund të vdes në paqe, sepse ti e ke mbajtur premtimin tënd ndaj meje. Sytë e mi e kanë parë Shpëtimtarin e botës."
Dikush shkroi një këngë për Simeonin:
(Muzikë)
Na ishte një plak, plak me emrin Simeon.
Birin e Perëndisë pa, Zoti dëshirën ja plotëson.
Eja, eja edhe tek unë, Shpëtimtar, derën e hap.
Eja, eja edhe tek unë, Shpëtimtar, derën e hap.
Nuk e di nëse të gjitha dëshirat tuaja do të përmbushen në Krishtlindje. Por e di se nëse dëshironi që Jezusi të vijë në jetën tuaj ashtu siç thotë edhe kjo këngë, atëherë Jezusi do ta përmbushë atë dëshirë sot.
Folësit: Autori, vajza, djali, Zoti, Simeoni
© E drejta e autorit: CEF Gjermani