STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 109 (Who is the thief) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
109. Kush është hajdutiFamilja Smith ishte duke ngrënë drekë. Lisa dhe Felix sapo ishin kthyer nga shkolla. Të gjithë kishin shumë për të thënë. Por nëna e tyre ishte shumë serioze sot. Papritur ajo bëri një pyetje të pakëndshme. Nëna: "Është e çuditshme, por dje në mëngjes kisha ende mbi 25 dollarë në portofolin tim. Sot doja të paguaja në dyqanin ushqimor, por nuk munda sepse paratë ishin zhdukur. A i ka marrë ndonjëri prej jush? Feliks? Ose ti Lisa?" Felix: "Por Mami, ne nuk jemi hajdutë." Lisa: "Sigurisht që nuk ti kemi marrë ne lekët." Nëna: "Është e çuditshme, atëherë pyes veten se ku shkuan ato para." Pasi kishin pastruar tryezën, Feliksi dhe Lisa shkuan të bënin detyrat e shtëpisë. Por Lisa nuk ishte rëhat. Madje ndihej shumë e sëmurë, sepse ishte ajo që kishte marrë paratë nga portofoli i nënës së saj. Lisa: "Sikur të mos i kisha vjedhur ato para. Por pse mamaja nuk më dha para për vathët e rinj? Në fakt, nuk I kam vjedhur me të vërtetë. Thjesht ja mora hua. Do t'ia kthej asaj një ditë." Por këto mendime nuk ia lehtësuan ndërgjegjen. Kohët e fundit në takimin e fëmijëve ata kishin folur për vjedhjen. Vjedhja është një mëkat thotë Bibla. Dhe mëkati është si një mur. Ajo të ndan. Lisa e ndjente shumë qartë. Që kur mori paratë, një mur qëndronte mes saj dhe nënës së saj. Po ai mur qëndrointe midis saj dhe Jezusit gjithashtu. Lisa nuk mund të justifikohej më. Dhe fakti që ajo kishte gënjyer edhe gjatë drekës i përkeqësoi gjërat. Nuk kishte asnjë gëzim në zemrën e saj gjithë ditën. Dhe ajo nuk ishte e lumtur as për vathët që kishte fshehur nën dyshekun e saj. Kur shkoi në shtrat atë natë, filloi të qajë. Nëna: "Lisa, çfarë ke?" Lisa: "Unë isha ajo që vodhi paratë e tua. Dhe tani, sigurisht që ti nuk do më duash më." Nëna: "Nuk ishte e drejtë nga ty që ta bëje këtë gjë. Por është e drejtë që gjete guximin të më tregosh. Po të fal. Mund të mi kthesh 25 dollarët nga pagesa jote. A do ti kërkosh edhe Jezusit të të falë?" Lisa: "Po. Zoti Jezus, më vjen keq që vodha paratë. Te lutem më fal. Faleminderit që më do." Një barrë e madhe ra nga supet e Lisa. Ajo ishte përsëri e lumtur. Dhe më e bukura nga të gjitha: Mami dhe Zoti Jezus ende e duan atë. Folësit: Autori, nëna, Felix, Lisa © E drejta e autorit: CEF Gjermani |