STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 086 (Prayer prohibited 4) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
86. Ndalimi i lutjes 4Guvernatorët e mbretit donin të shfarosnin Danielin. Guvernatori i parë: "A i ke dëgjuar thashethemet e fundit?" Guvernatori i dytë: "Sigurisht! Danieli është person ii dytë më i fuqishëm në të gjithë mbretërinë. Duhet të gjejmë një shkak që ta rrëzojmë." Guvernatori i parë: "Nuk do të jetë e lehtë." Guvernatori i dytë: "Po ndonjë gjë në lidhje me besimin e tij? Ai i lutet Zotit tre herë në ditë. Mund të nxjerrim një ligj të ri kundër lutjes, t’ia çojmë mbretit dhe…" Për çfarëdo qoftë? Danieli nuk u kishte bërë kurrë asgjë këtyre njerëzve. Zoti e vuri në një nga pozitat më të larta në vend. Dhe kjo është ajo që i rëndonte të tjerët; ata ishin xhelozë. Guvernatori i parë: "Tani, shko shpejt tek mbreti. Duhet të firmosë ligjin e ri." Guvernatori i dytë: "Mbreti Darius, të gjithë princat menduan se ti, o mbret, duhet të firmosësh një ligj të ri, domethënë: kushdo që i lutet një njeriu ose perëndie tjetër përveç teje në 30 ditët e ardhshme, duhet të hidhet në gropën e luanëve. Le të bëhet publik ky ligj dhe askush nuk mund ta ndryshojë." Mbreti nuk e kuptoi planin e tyre të keq dhe nënshkroi ligjin e ri. Por në jetën e Danielit, Zoti kishte gjithmonë vendin e parë, kështu që për të, ky ligj nuk ndryshoi asgjë! Ai vazhdoi të lutej dhe armiqtë e tij e panë duke u lutur. Guvernatori i parë: "Mbreti Darius, sapo nënshkroi një ligj të ri që ndalon këdo që të kërkojë ndonjë gjë nga njeriu ose Zoti." Mbreti: "Po, është e vërtetë." Guvernatori i dytë: "Danieli ende i lutet Perëndisë së tij tri herë në ditë. E pamë duke e lutur. Si rezultat, ai duhet të bëhet ushqim për luanët." Mbreti: "Danieli?" Mbreti e donte Danielin dhe donte që ta mbronte. Por ligji ishte ligj. Mbreti: "Daniel, Zoti të ndihmoftë." Dhe pastaj e hodhën Danielin në gropën e luanëve. Mbreti nuk fjeti fare atë natë. Të nesërmen në mëngjes, ai nxitoi për në gropën e luanëve. Mbreti: "Daniel, a të ka mbrojtur Zoti?" Danieli: "O mbret jetofsh përjetë. Zoti im dërgoi një ëngjëll për t’ua mbajtur gojën mbyllur luanëve dhe të mos më lëndonin." Mbreti u gëzua shumë kur dëgjoi se Danieli ishte ende gjallë dhe urdhëroi ta nxirrnin nga gropa. Danieli nuk kishte asnjë gërvishtje dhe asnjë lëndim. Një mrekulli nga Zoti! Danieli u nderua, por armiqtë e tij u hodhën në gropën e luanëve. Mbreti: "Në gjithë mbretërinë time të gjithë njerëzit duhet të nderojnë Perëndinë e Danielit. Ai është Zoti i gjallë që shpëton dhe ndihmon." Besimi i Danielit pati ndikime të mëdha. Zoti i gjallë do të shpërblejë gjithashtu mirëbesimin dhe besimin tuaj tek Ai. Folësit: Autori, dy guvernatorët, mbreti, Danieli © E drejta e autorit: CEF Gjermani |