Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 167 (Super idea, Aunt Margret 5)
167. Super ide, Halla Margret 5
Ruth dhe Philip i mbështollën dhuratat e Terry-t dhe u nisën. Miku i tyre i sëmurë do të habitej shumë.
Në mes të pyllit ata takuan nënën e Terry. Ajo po qante. Ruth u përpoq ta ngushëllonte dhe t'i tregonte për Jezusin, Bariun e Mirë, i cili po e kërkonte dhe do ta ndihmonte sepse e donte.
Philip: "Ne sollëm diçka edhe për ju (zhurma e monedhave). Kjo është gjithçka që kemi. Ju mund të blini qumësht për Terry me të."
Nëna: "Shume faleminderit, jeni shumë të mirë. Vazhdoni, Terry po ju pret." (tingulli i hapave)
Philip: "Ruth, a je e nevrikosur me mua sepse ja dhashë të gjitha kursimet?"
Ruth: "Jo. Edhe Bariu i Mirë sakrifikoi me jetën e Tij kur vdiq në kryq. Kështu që ne nuk mund të jemi dorështrënguar."
Terry u kënaq me dhuratat. Por ishte shumë i dekurajuar.
Terry: "Doktori tha që nuk mund të më ndihmojë më. Më mirë të vdes."
Philip dhe Ruth pyetën veten nëse Perëndia i dëgjoi lutjet e tyre. Pse nuk bëri një mrekulli?
Të dëshpëruar, ata mbërritën në shtëpi atë mbrëmje. Halla Margret kishte pastruar dhomën e miqve.
Halla Margret: "Çfarë mendoni nëse Terry dhe nëna e tij jetojnë me ne?"
Ruth: "Super! Ide e shkëlqyer!"
Një ambulancë e solli Terry në shtëpi. Atij i pëlqente dhoma e tij. Shtrati i tij qëndronte pranë dritares.
Terry: "Kjo është e mrekullueshme."
Pastaj shikoi foton në mur. Jezusi, Bariu i Mirë, zgjati dorën për të shpëtuar delen e humbur.
Terry: "Ruth, dua një foto në të cilën Bariu mban delen që gjeti në krahë."
Pastori Robinger i solli një të tillë. Në foto ishin shumë dele. Jezusi ecte para dhe mbante një dele në krahë.
Terry: "Ku po e çon Ai?"
Pastori: "Shtëpi."
Terry: "Ku e ka shtëpinë?"
Pastori: "Atje ku Jezusi jeton. Ku nuk ka më lot, dhe as dhimbje."
Terry: "Ska dhimbje? A shkojnë të gjithë atje?"
Pastori: "Të gjithë ata që i përkasin Bariut të Mirë."
Terry: "Edhe unë dua t'i përkas Atij dhe të shkoj tek Ai."
Terry u lut dhe e mbajti foton fort në dorë. Pastaj e zuri gjumi.
Por çfarë kuptimi kanë gjithë ato hapa në shtëpi në mes të natës?
Do t’ju tregoj në dramën e ardhshme.
Folësit: Autori, Philip, nëna, Ruth, Terry, Halla Margret, pastori
© E drejta e autorit: CEF Gjermani